• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Prokuroria lëshon urdhër-arrestet, ja kush janë ish zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA HABILAJ/ Prokuroria lëshon urdhër-arrestet, ja kush janë ish zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit

23 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Ekskluzive

Prokuroria ka nxjerrë në dritë emra të rinj te shefave të Policisë së Shtetit, si të implikuar në trafikun e drogës të lidhur me bandën e narkotrafikut ndërkombëtar ‘Habilaj’.

Hetimi për ‘Dosjen Habilaj’,  një ndër bandat narkotrafikante më të përfolura gjatë kohëve të fundit në Shqipëri, ka përfshirë më shumë së rreth 40 persona.

Janë lëshuar urdhër-arreste për 3 persona, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në bandën e Habilajve për trafikun e lëndëve narkotike.

Urdhër arrestet janë shpërndarë për Jaeld Çelën, Sokol Boden si edhe Gjergj Kohilën.

Por kush janë të dyshuarit të cilët mbanin poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit?

 JAELD ÇELA– ish drejtori i Policisë së Vlorës.

Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarkua nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.

DEKLARIMI I PASURISË- Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor për krimet në drejtorinë e policisë në qarkun, Durrës për periudhën 01.01.2014­05.08.2014 dhe drejtor në Drejtorinë e Policisë së qarkut, Vlorë, 941 773 lekë.
Bashkëshortja, Laura Çela, të ardhura nga paga në Revista Media Union dhe në Bankers Petrolium, 1 283 172 lekë.
Kredi hipotekore 35 000 euro, me afat 20 vjet, marrë më 2007. Detyrimi financiar i pashlyer, 26 000 euro.

Sokol Bode– ish Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve

Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë.

Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhërmi në prill të këtij viti në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve. Në 7 prill të këtij viti ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë Administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Gjergji Kohila- ish shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë.

Ndaj tIJ prokuroria lëshoi sot një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e lëndëve narkotike.

Gjergji Kohila, nga Delvina, para se emërohej në këtë detyrë, ka qenë efektiv policie në Sarandë. Ai është nipi i ish-Kryetarit të PS dhe njëkohësisht ish-n/prefektit të Delvinës, Agron Kohila. Ky i fundit një emër i përfolur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Më herët LSI denoncoi lidhjet nepotike në Delvinë, ku akuzonte Agron Kohilën, se kishte punësuar fisin, përfshi edhe nipin e tij Gjergji Kohila.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Kruja në Divjakë/ Gruaja që mashtroi të moshuarën, i përlau paratë dhe…
Previous article FOTO/ Shikoni fansen e çmendur të Alban Ramosajt: “Oh zot t’kisha pas ty ...”

Redaktor2

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT