• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA/ Ministria e Brendshme firmos bashkëpunimin për PRESONAT e ZHDUKUR. Fokusi drejt…
Home
Sociale

MARRËVESHJA/ Ministria e Brendshme firmos bashkëpunimin për PRESONAT e ZHDUKUR. Fokusi drejt…

18 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Brendshme nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).  Për Ministrinë e Brendshme nënshkroi zv.ministrja Rovena Voda ndërsa në emër të ICMP firmosi Matthew Holliday, drejtues i ICMP për Ballkanin Perëndimor.

Ceremonia u bë gjatë një takimi ku morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë, përfaqësues të ICMP, diplomatë të akredituar në Tiranë dhe veprimtarë e ekspertë të shoqërisë civile.

Marrëveshja synon intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, nga 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, duke përcaktuar në veçanti rregullat e bashkëpunimit për identifikimin, gjetjen e personave të humbur, si dhe për koordinimin e punës me organet përgjegjëse.

Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda në fjalën e mbajtur me këtë rast nënvizoi se “ballafaqimi me të kaluarën është një detyrim ligjor dhe moral për të gjitha grupet shoqërore, si parakusht për arritjen e paqes sociale në vend. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur do të vendosë drejtësi për të gjithë familjarët e tyre, do të mbyllte plagën e rëndë të shoqërisë tonë, si dhe do të vendoste paqe dhe stabilitet“.

Më tej ajo u shpreh për angazhimin e plotë, pavarësisht vështirësive objektive e ndërlikimeve që mund të dalin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kombëtarja e U-15 nis grumbullimin për ndeshjet miqësore në Kroaci, ja lista e lojtarëve
Previous article EKZEKUTIMI I ÇIFTIT ME 27 PLUMBA/ Hetimet zbulojnë DETAJET E REJA: Makina e vjedhur nga KOSOVA ka...

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT