• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump: Nuk ka kufizim kohor në denuklearizimin e Koresë së Veriut
Home
Nderkombetare

Trump: Nuk ka kufizim kohor në denuklearizimin e Koresë së Veriut

18 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “nuk ka kufizim kohor” për denuklearizimin e Koresë Veriore dhe nuk ka nevojë për shpejtim të procesit.

Kjo deklaratë përbën ulje të tonit nga Trump, i cili më parë ka thënë se procesi i çarmatimit do të niste “shumë shpejt”.

Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un kanë zhvilluar një takim historik muajin e kaluar duke premtuar denuklarizimin e Gadishullit Korean.

Megjithatë, pakti në fjalë nuk ka pasur strategji se si do të ndodhte.

Nga takimi në mes të dy liderëve më 12 qershor, ende nuk është raportuar për përparim në këtë aspekt.

Javën e kaluar Koreja Veriore ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kërkesa “të tipit të gangsterëve” sa i përket këtij procesi, duke cilësuar qasjen amerikane në bisedime të nivelit të lartë si “tejet shqetësuese”.

Trump ka thënë të martën se bisedimet me Phenjanin janë duke shkuar mirë.

“Nuk kemi kufizim kohor. Nuk kemi kufizim të shpejtësisë”, u ka thënë Trump gazetarëve.

“Diskutimet janë duke vazhduar dhe janë duke shkuar shumë mirë”, ka thënë ai.

“Sanksionet vazhdojnë ende. Pengjet janë kthyer. Nuk ka pasur testime. Nuk ka pasur raketa në periudhë nëntë-mujore dhe mendoj se marrëdhëniet tona janë të mira, do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Presidenti amerikan ka thënë se kërcënimi bërthamor nga verikoreanët ka qenë një nga temat kyçe që është diskutuar me presidentin rus, Vladimir Putin më herët gjatë javës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZGJIDHET PROBLEMI ME PRONEN/ Qytetarja përlotet para Ramës: Më bëtë gruan më të lumtur në botë
Previous article Kalon VETINGUN me sukses edhe gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertila Kosova

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT