• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Integrimi sjell Hahn në Tiranë/ Do të TAKOHET me Metën dhe Ramën
Home
Shqipëri

Integrimi sjell Hahn në Tiranë/ Do të TAKOHET me Metën dhe Ramën

16 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Komisioneri për Zgjerim në BE do të nisë këtë të martë takimet me zyrtarët e Shqipërisë dhe Shkupit, ku në axhendë të diskutimeve do të jetë procesi i hapjes së negociatave.

Johanes Hahn nga samiti i Ballkanit Perëndimor njoftoi se nga data 17 korrik do të nisë një tur ballkanik që nis me Shkupin pastaj me Tiranën. Gjatë vizitës do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin scrining për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.

Në kryeqytetin shqiptar eurokomisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Meta, me kryeministrin Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Në deklaratën e dhënë për mediat nuk ka parashikuar takime me përfaqësues të opozitës, por siç u shpreh gjatë konferencës në Bruksel diskutimi me ta do të zhvillohet vetëm nëse do të ketë hapësirë në orare.

Para vizitës së tij Hahn e ka bërë të qartë se Shqipëria do të vijojë zbatimin e reformave dhe me plotësimin e 5 prioriteteve për të marrë përgjigje pozitive në lidhje me negociatat.

Gjithashtu eurokomisioneri në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë ishte i prerë në deklaratat e tij që BE nuk do t’i hapë dyert asnjë vendi që ka probleme me fqinjët.

Në Shkup, Hahn do të zhvillojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi me përfaqësues të partive politike si dhe me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Por në këtë takim Hahn nuk parashikon që të takojë Presidentin Ivanov. Një veprim i tillë vjen kur kreu i shtetit ka refuzuar të firmosë marrëveshjen me Greqinë për emrin Maqedonia e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOS ME ARMË XHAXHANË E GRUAS/ Alarmohet policia. 29 vjeçari ka...
Previous article Nuk mbahet më! Enca e nxjerr pjesën intime fushë me bikinit e tejdukshme (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT