Presidenti Donald Trump e quajti Bashkimin Evropian një “armik” sapo ai u largua nga Skocia dhe u nis për në Helsinki për samitin e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump e bëri deklaratën në një intervistë me CBS Neës, duke përmendur BE-në kur u se kë konsideronte si kundërshtar deri në armiqësi të SHBA.
“E pra unë mendoj se kemi shumë armiq. Unë mendoj se Bashkimi Evropian është një armik, ju e keni parë se çfarë na bëjnë ata në tregti, “tha Trump.
“Ndoshta nuk do t’a kishit menduar kurre, po në fakt Bashkimi Europian në fakt është armiku ynë”, vazhdoi Trump.
“Rusia është një armik në disa aspekte. Kina është një armik ekonomik. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të këqij. Kjo nuk do të thotë asgjë. Do të thotë se ata janë konkurrues, “tha Trump.


