Dhjamë dhie, mish gjahu të drerit, grurë dhe gjethe fieri.
Ky ishte vakti i fundit i konsumuar nga njeriu që jetonte në periudhën e akullit.
Nuk është një meny që mund të shfaqet në Masterchef, por për disa prej paraardhësve tanë ishte një vakt ushqyes.
Shkencëtarët kanë zbuluar se dreka e fundit e njeriut të akullnajave ishte e balancuar mirë por edhe me shumë yndyrë.
Ky lloj njeriu mendohet të ketë jetuar 5,300 vjet më parë dhe e ka takuar vdekjen e tij në një akullnajë të ngrirë. Trupi i tij u ruajt në akull për mijëvjeçarë derisa u zbulua në vitin 1991.
Shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mësojnë rreth shumë aspekteve të jetës së tij, duke përfshirë atë që hëngri para se të vdiste.
Ata thonë se e ka mbushur stomakun e tij me dhjamë nga dhia e egër, mish nga dreri i kuq, një kokërr e lashtë e njohur si grurë mesdhetar dhe fier toksik.
Përmbajtja e yndyrës ishte 50%, që është shumë më e lartë se 10% në dietën mesatare moderne.
“Nëse marrim në konsideratë lartësinë ku njeriu i akullnajave shkonte për gjueti, do kuptojmë se kemi nevojë për këtë lloj furnizimi me energji,” tha Dr Frank Maixner i Institutit të Kërkimeve Eurac për Studime në Bolzano të Italisë.
“Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke ngrënë yndyrën, kjo ju jep energjinë e nevojshme për të mbijetuar në këtë mjedis të ashpër”.


