• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA GJYQTARI I LARTË QË GODITI ME THIKË TEK PROKURORI PA TË MESME…/ Artan Hoxha zbulon fakte tronditëse për…
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGA GJYQTARI I LARTË QË GODITI ME THIKË TEK PROKURORI PA TË MESME…/ Artan Hoxha zbulon fakte tronditëse për…

15 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gazetari i investigativ Artan Hoxha  teksa ka komentuar rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, ka zbuluar të dhëna tronditëse për drejtësinë shqiptare.

Hoxha ka thënë se në sistemin gjyqësor shqiptar në mesjanarin e vitit 2016 një gjyqtar ka qëlluar 7-8 herë me thikë kolegun e tij dhe sot ndodhen të dy në sistemin e drejtësisë.

Më tej ai është shprehur se kjo histori u mbyll sikur të mos kishte ndodhur kurrë, ndërsa ka renditur dhe një tjetër rast që sipas tij, drejtësia nuk ka vepruar.

“Nuk u hetua kurrë çfarë ndodhi, pse u plagos ish-anëtari i KLD, kush e plagosi, për çfarë motivi, si u gjetën 20 mije euro në makinën ku udhetonte viktima”, ka thënë Hoxha ndër të tjera.

Sakaq, gazetari është shprehur se para këtyre rasteve, ai i gjyqtarit Thanza duket qesharak.

“Nuk duhet të çuditemi kush e ka mbuluar dënimin për Thanzën, kur ish-kryeprokurori që duhej të hetonte për 5 vite, rezultoi pa diplomë të shkollës së mesme nga hetimi i komisioneve të Vetingut.

Por ky nuk është rasti më flagrant pasi ka raste edhe më të rënda.

Po përmend vetëm dy episode, a e ka hetuar njeri kur një gjyqtar që ka qenë deri anëtar i KLD  u plagos me thikë duke u qëlluar 7-8 herë në trup nga një koleg i tij, aktualisht kryetar gjykate!!!!

Madje në media u tha se mafia po sulmonte gjyqtarët, kur në të vërtetë dy gjyqtarë me eksperiencë dhe karrierë të gjatë po sulmonin njeri-tjetrin për motive banale.

Dhe kjo ngjarje nuk ka ndodhur para 20 apo 15 vitesh, por vetëm në mesjanarin e 2016-ës.

Nuk u hetua kurrë çfarë ndodhi, pse u plagos ish-anëtari i KLD, kush e plagosi, për çfarë motivi, si u gjetën 20 mijë euro në makinën ku udhëtonte viktima?!!!

Kjo histori shumë e rëndë dhe njëkohësisht shumë e turpshme u mbyll sikur të mos kishte ndodhur kurrë, dhe të dy protagonistët sot janë brenda sistemit, madje në role të dorës së parë…

Nuk e di çfarë po bëjnë komisionet e vetingut, por po e pres me kërshëri këtë ngjarje, pasi asnjë nga të dy gjyqtarët nuk e ka kaluar ende vetingun.

Një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhur rreth 18-19 vite më parë kur një prokuror i rëndësishëm plagosi me pistoletë një kryetar gjykate të shkallës së parë.

Ngjarja nuk u hetua kurrë dhe të dy qëndruan në nivelet më të larta të gjyqësorit dhe prokurorisë shqiptare.

Para rasteve që përmenda më sipër episodi i Thanzës duket qesharak”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë këtu se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezultoi se kishte fshehur një dënim të formës së prerë, marrë në Itali. (Tema)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kancelari austriak: Të ndalen menjëherë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE
Previous article Tre mesazhet e Macron, Vuçiç: Me presidentin francez do bisedojmë në katër sy për Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT