• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tre mesazhet e Macron, Vuçiç: Me presidentin francez do bisedojmë në katër sy për Kosovën
Home
Europë

Tre mesazhet e Macron, Vuçiç: Me presidentin francez do bisedojmë në katër sy për Kosovën

15 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të martën (më 17 korrik) do të qëndrojë në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili sipas gazetës beogradase “Blic” do t’i përcjell Vuçiçit të paktën tri mesazhe, nga të cilat, njëri do të jetë i dhembshëm. Vuçiç thotë se me presidentin francez do të bisedojë në katër sy lidhur me çështjen e Kosovës.

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se mesazhi i parë ka të bëjë me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që po ecin gjithnjë e më mirë në fushat ekonomike, politike e kulturore, përcjell Telegrafi.

Ndërsa mesazhi i dytë është përkrahja e Francës për Serbinë në rrugën e saj evropiane.
Sipas ambasadorit francez në Beograd, mesazhi i tretë është tema e dhembshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën do të diskutojnë për çështjet rajonale, kryesisht mbi Kosovën si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Pres shumë nga bisedimet me presidentin Macron. Mendoj se ky takim është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Në periudhën e mëparshme nuk kishim një komunikim të tillë të disa presidentëve francezë dhe homologët e tyre serbë. Vizita e fundit daton më shumë se 15 vjet më parë, Jacques Chirac vizitoi Beogradin”, tha ai.

Vuçiç tha se fillimisht do të ketë bisedë në katër sy me Macronin, ku do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet rajonale, para së gjithash lidhur me Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA GJYQTARI I LARTË QË GODITI ME THIKË TEK PROKURORI PA TË MESME.../ Artan Hoxha zbulon fakte tronditëse për...
Previous article Fansi i thotë ''më dukesh shumë katunare'', Kejvina i kthehet por bën ''gafën'' që s’pritej (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT