Ndërsa potenciali mjekësor i marihuanës vazhdon të hulumtohet në Shtetet e Bashkuara, studiuesit përpiqen të fitojnë një kuptim më të mirë të efektit të saj në tru.
Tani, një studim i ri ka zbuluar se si përbërësi kryesor aktiv i marihuanës mund të ndikojë në rregullimin e dopaminës në procesin e zhvillimit të trurit.
Në vitet e fundit, rajone të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë nxitur legalizimin e marihuanës për qëllime mjekësore, transmeton Indeksonline.
Deri më tani 29 shtete lejojnë përdorimin e marihuanës dhe kanabisit për programe gjithëpërfshirëse mjekësore dhe një gjë e tillë është bërë e ditur në Konferencën Kombëtare të Legjislaturave Shtetërore.


