Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i ftuar në emisionin 360 gradë të gazetarit Artur Zheji
Është interesante të shihet përballja e Ramës me Zhejin, pasi nga miq të hershëm, ata janë kthyer në armiq të betuar, siç flitet, për shkak se Rama nuk e emëroi Zhejin drejtor të RTSH.
Ky i fundit prej kohësh e sulmon ashpër Ramën, duke e konsideruar si të keqen më të madhe në vend.
Por, ashtu si në rastin e Arjan Canit, Rama duket se ka vendosur të ndryshoje strategji, duke “begenisur” kundërshtarët e tij mediatikë dhe duke iu shkuar në emisione.
Stafi i emisionit ka botuar disa nga temat kryesore të intervistës së nersërve në orën 21:00.
Temat:
A është kryeministri Rama sot në ditët e veta më të mira?
Cilat janë dilemat e tij, tani qe e ka krejtesisht vetëm, atë që ai mbiquante në Fushatën e Qershorit të kaluar, si Timonin e qeverisjes?
Marreveshja politike Rama-Basha e 17 majit të kaluar, është nje marreveshje e ndërprerë apo vazhdon në mënyrë të nëndheshme? Cilat mund te jene pikat e fshehta të kësaj marrëveshjeje dhe a do të shfaqen përsëri shenja afrimi ndermjet kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike?
A është e qetë apo realisht e trazuar, klima brenda Partise socialiste dhe, a e ka Rama, nën kontroll Partinë më të madhe në vend?
Marreveshja më e re me Greqinë, perse mbahet pothuajse e fshehte ajo?
A do të ketë në pranveren qe vjen ndryshime te rendesishme ne Shqiperi, ashtu sikunder thote Opozita dhe shume analiste opozitare me Ramën dhe qeverinë e tij?


