• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria ngre Komitetin për Diasporën, ja kush do të jetë në përbërje të tij
Home
Shqipëri

Qeveria ngre Komitetin për Diasporën, ja kush do të jetë në përbërje të tij

22 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën.

Sipas vendimit të qeverisë, në përbërje të këtij komiteti do jetë Kryeministri si dhe tetë ministra. Komiteti Shtetëror për Diasporën do shërbejë si organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës.

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR DIASPORËN

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën, këtu e në vijim Komiteti, si organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës.

2. Komiteti kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje të tij këta anëtarë:

a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

b) Ministrin e Brendshëm;

c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

ç) Ministrin e Drejtësisë;

d) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

dh) Ministrin e Kulturës;

e) Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit;

ë) Ministrin e Shtetit për Diasporën;

f)Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

g) Kryetarin e Akademisë së Shkencave;

gj) Drejtorin e INSTAT-it.

3. Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin:

a) përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;

b) propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë;

c) nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës;

ç) koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën;

d) mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

4. Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit.

5. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.

6. Veprimtaria e Komitetit mbështetet nga sekretariati teknik. Përbërja dhe detyrat e sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

7. Urdhri nr.115, datë 11.5.2006, i Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Ndërministror të Migracionit”, shfuqizohet.

8. Ngarkohen anëtarët e Komitetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Mediat maqedonase shkruajnë për vdekjen e babait të Adelina Tahirit, reagon këngëtarja
Previous article Nis operacioni "fshesa" te Partizani/ 4 futbollistë largohen nga klubi

k.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT