• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PARATË ME FAJDE QË HËNGRËN KOKAT”/ Nga i GROPOSURI në Laç, tek dy vëllezërit që u ekzekutuan… (RASTET)
Home
Breaking News

“PARATË ME FAJDE QË HËNGRËN KOKAT”/ Nga i GROPOSURI në Laç, tek dy vëllezërit që u ekzekutuan… (RASTET)

14 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Krujë ku një 34 vjeçar që rezultonte prej 5 ditësh i humbur është gjetur i vrarë dhe i groposur.
Pas disa hetimesh, u zbulua se Hysa njihej ndryshe si “fajdexhi”, gjë e cila i mori atij dhe jetën. Por rastet ku persona që merren me fajde janë vrarë nuk janë të pakta.
Mjafton të kujtojme vrasjen e bujshme të 2016, ku Elton Çiçon e ekzekutuan pikërisht prej parave.

Çfarë ndodhi sot:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku Elion (Keisi) Hysa që ishte në kërkim që prej vitit 2015 për vrasjen e të riut Edmond Theodhori në Sarandë është gjetur i vrarë dhe i groposur.

Fillimisht u dyshua se ngjarja e ndodhur kishte lidhje me atë të 2015 dhe se i riu ishte ekzekutuar për hakmarrje por policia e hodhi pistën poshtë.
Detajet e reja zbuluan se 34-vjeçari i kishte dhënë 8 mijë euro para me fajde, autorit të dytë të dyshuar, shtetasit me inicialet A.T.

Burime nga grupi hetimor thanë se disa ditë përpara vrasjes, Hysa ngulmonte që t’i ktheheshin paratë.

Shtetasi A.T, i ka thënë që nuk ndodhej në Nikël por kishte shkuar tek e motra në Fier.

Elion Hysa

Viktima Kejsi Hysa shkon në Fier me makinën e tij dhe takohet me A.T., nga ku kanë nisur udhëtimin drejt Niklës.

Në Nikël Kejsi Hysa dhe A.T., kanë marrë në makinë autorin tjetër të vrasjes, shtetasin e identifikuar si Hysni Ramaj. Ata më pas i janë drejtuar vendit të vrasjes, ku dhe kanë ekzekutuar 34-vjeçarin, Kejsi Hysa.

Fajdet: Për banorët e zonës ai njihej me pseudonimin “Tik-Fajdexhiu”. Hetuesit kanë zbuluar se se Kejsi Hysa, ishte ipërfshirë në dhënien e parave me fajde dhe shitje droge.

Një prej pistave ku po hetohet është dhënia e parave me fajde personave të zonës ose edhe në qytete të tjera. Kejsi Hysa, ishte me origjinë nga Laçi, por pas ngjarjes në Sarandës, ku u shpall në kërkim, strehohej në zonën e Niklës.


Elton Çiço jepte para me fajde, vritet me breshëri plumbash në Tiranë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Viktime ka mbetur Elton Çico, 36 vjec.

Krimi ka ndodhur saktesisht ne rrugicen e shkolles “Edith Durham” apo ish “11 janari”.

Krimi ka ndodhur rreth oires 22.30 ndersa mësohet se i plagosuri ka qene Elton Cico, i cili pasi u qellua me disa plumba brenda lokalit, humbi jeten rruges per ne spital.

Elton Çiço
Më vonë u mësua se djali i vogël i familjes, Eltoni, i cili mbeti i vdekur të dielën me dy plumba në kokë, ishte një person i njohur për dhënie parash me fajde.

Burimi i këtyre parave nuk është arritur të zbulohej, por dyshimet kryesore për krijimin e pasurisë mendohet se është vëllai i tij, i cili jeton prej vitesh në Angli.

Vriten dy vëllezërit në Laç, jepnin fajde
Një i sëmurë mendor, i arrestuar dy herë për plagosjen e nipit dhe për armëmbajtje pa leje, por i liruar nga gjykata, pasi ishte me “kartelë”, ka vrarë dy vëllezër dhe ka plagosur dy kalimtarë, ndërkohë që ka tentuar të vrasë edhe shefin e rendit të policisë së këtij qyteti, i cili kishte ndërhyrë për të neutralizuar të armatosurin me dy pistoleta.
Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të vrarë Endri dhe Andre Cara, të cilët ishin të njohur me autorin e krimit.

Vëllezërit

Cilët janë dy viktimat 

Endri dhe Andre Cara njihen si pronarët e një lokali pesëkatësh në Laç, ndërkohë që shpeshherë përfliteshin edhe si persona që jepnin para me fajde. Ata kishin lindur në fshatin Zhejë të Kurbinit, nga është edhe autori i krimit të djeshëm, ndërkohë që vazhdimisht qëndronin me 27-vjeçarin, pasi janë edhe fqinjë. Endri Cara, i cili kishte ndryshuar emrin dhe njihej si Gentian Duka, ishte babai i tre fëmijëve, ndërsa vëllai i tij ishte martuar rreth një vit më parë dhe kishte vetëm një fëmijë.
Veç lokalit që kishin në pronësi, policia thotë se ata merreshin edhe me biznese të tjera.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vetmia si sëmundje genetike. Mjekët studiojnë paaftësinë e njeriut për t’u socializuar
Previous article MOTI/ E diel 15 korrik 2018: Plane për PLAZH? Vranësirat nuk do t'ju lejojnë që...

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT