Njëmbëdhjet vite më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.
Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atë’here dëshirën për ta shenjtëruar por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.
Ndërsa më 21 qershor 2014, profesori i Universitetit të Birmingham në Angli Dr. Gëzim Alpion ka nisur një fushatë, nëpërmjet së cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtojë procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. E cila thuhet megjithëse është akoma në fillim të rrugës së saj, mirëpo, është përkrahur nga një numër gazetash, revistash dhe portalesh në Indi, Amerikë, Angli, Kanada, Shqipëri dhe Kosovë.
Nënë Tereza, kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare. Gonxhe Bojaxhiu u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit: nënë e tërë njerëzimit.
Lartësia e qëllimit të Nënës Terezë ishte e pakrahasueshme më këdo në botë e Nënë Tereza vetë, simbol i vlerave të larta njerëzore, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvuajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.