• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Varri i ri që NGRITI DYSHIMET e banorëve të fshatit/ Si u GROPOS pas vrasjes në mes të natës i riu nga Laçi…
Home
Breaking News

Varri i ri që NGRITI DYSHIMET e banorëve të fshatit/ Si u GROPOS pas vrasjes në mes të natës i riu nga Laçi…

14 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një varr i ri dhe pa emër sipër. Kjo ka çuditur të gjithë banorët e fshatit Shelqet të komunës Nikel, të cilët janë befasuar me gjurmët që vinin nga varrezat, në një kohë kur të gjithë pyesnin se kush kishte ndërruar jetë. E pikërisht në këtë varr ishte varrosur 34-vjeçari Keisi Elion Hysa, i cili rezultonte i zhdukur prej 9 ditësh.

Por si ra në gjurmët e viktimës policia?

Pasi policia e Kubrinit ndaloi pronarin e mobilierisë, shtetasin Hysni Rama, dhe i vuri në përgjim telefonin e tij krijoi dyshime të arsyeshme se ai bashkë me një tjetër person, konkretisht shtetasin me inicialet A.T, e kishte vrarë dhe më pas e kishte varrosur 34-vjeçarin në varrezat e fshatit të tyre. Pas hetimit me metoda shkencore dhe përgjimeve të telefonatave, policia shkoi në fshatin dhe pyeti banorët e fshatit nëse kishin parë njerëz në varrezat, ndërsa ata shprehën dyshimet e tyre për varrin e ri.

Ndaj, me urdhër të prokurorit të Krujës, policia vendosi të hapte varrin e ri, ndërsa u zbulua kështu edhe vendndodhja e të riut që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ndërkohë, shumë pranë varrit u gjetën edhe dy armë, një pistoletë dhe një pushkë, ndërsa i riu ishte qëlluar me një plumb në kokë. Mes të tjerash ka dyshime se i riu pasi është vrarë, është varrosur përgjatë natës në varrezat e fshatit Shelqet, për të mos rënë në sy të banorëve të zonës.

Nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, 9 ditë më parë 34-vjeçari kishte takuar pronarin e mobilerisë në zonën e Krujës dhe që pas asaj dite ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Drejtoria vendore e Policisë Durrës nga të dhënat e para ka përjashtuar si pistë të vrasjes për shkak të hakmarrjes, ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku Hysa akuzohet se vrau pronarin e një lavazhoje në 2015-ën. Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Rikthimi pas 6 vitesh, Armando Cungu del në stërvitje me Kukësin
Previous article Belgjika mundi Anglinë/ FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT