• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’KA PUSHIME PËR POLICINË”/ Një mijë efektivë në plazhe, në punë deri në fund të sezonit…
Home
Sociale

“S’KA PUSHIME PËR POLICINË”/ Një mijë efektivë në plazhe, në punë deri në fund të sezonit…

14 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

 Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre te rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona.

Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë.

“Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë pezulluar edhe lejet e pushimit për titullarët e policisë në drejtoritë e qarqeve deri në përfundim të sezonit turistik”, raporton tch.

Forcimi i masave të policisë synon mbarvajtjen e sezonit turistik, sa i takon rendit dhe sigurisë publike pasi vitet e kaluara nuk kanë munguar incidentet kur turistë shqiptarë dhe të huaj janë grabitur ose përfshirë në ngjarje të tjera. Ngjarja e rëndë e dhërmiut fundjavën e shkuar, ku një person terrorizoi një lokal nate duke qëlluar me armë , tregoi edhe njëherë nevojën e forcimit të elementit policor në plazhe. Në Vlorë ishte këtë të shtunë edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për të inspektuar masat e marra.

Ndërkohë policia e Shtetit ne te gjitha pikat e kalimit kufitare po shperndan flete palosje me keshilla per pushuesit e huaj ne anglisht dhe italisht, per pushuesit nga Kosova, per shqiptaret qe kthehen per te pushuar, me keshilla per pushuesit ne bregdet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “14 korriku”, Franca "ZHGËNJEN" me paradën e festës kombëtare (FOTO)
Previous article Në Madrid nuk është më as Zidan e as Ronaldo, Rodrigez pranë rikthimit

F.autor

Postime të ngjashme

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore Aktualitet

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse Aktualitet

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona Aktualitet

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT