• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dalin email-et e agjentëve të FBI për Trump, “do e pengojmë të…”
Home
Nderkombetare

Dalin email-et e agjentëve të FBI për Trump, “do e pengojmë të…”

14 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Agjenti i FBI-s Peter Strzok është thirrur në një seancë dëgjimore për më shumë se 10 orë nga një Komisionit i Kongresit të SHBA në 12 korrik 2018. Ai ka marrë pjesë në hetimet për Hillari Klinton dhe Donald Trump në fund të vitit 2016.
Ai është thirrur në seancën dëgjimore për shkak të një komunikimi privat me të dashurën e tij jashtë-martese, të quajtur Lisa Page e cila ka qenë juriste në FBI ndërkohë që ishte e dashur e agjentit të FBI Peter Strzok në periudhën 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe këta dy agjentë të FBI ka shprehur qëndrimin opozitar ndaj kandidatit Donald Trump.

Kjo marrëdhënie jashtë-martesore e ka shtyrë Donald Trump ta cilësojë këtë dyshe si “dashnorët e FBI”.

Këto dy personazhe, Peter Strzok dhe Lisa Page gjendet aktualisht në qendër të fushatës së kongresmenëve republikanë që kërkojnë me këtë rast të diskreditojnë FBI dhe ekipin e prokurorit Rober Muller i cili është angazhuar egërsisht kundër Trump duke tentuar të provojë se Trump është zgjedhur në 2016 me ndihmën e ndërhyrjes së Rusisë.

Në email-at që këta dy “dashnorë të FBI” kanë shkëmbyer gjatë fushatës elekorale të 2016 shkruhet: ”Hei, si thua: Trump nuk do të mund të zgjidhet president?” e pyet Lisa Page. “Oh, jo, jo do ta pengojmë”, përgjigjet agjenti Peter.

Këto janë dy sms më problematike që kanë shkëmbyer këta dy agjentë të FBI…dhe që po hetohen nga kongresi.

Pyetja që shtrohet nga kongresmenët republikanë është : A ka pasur një skenar të demokratëve në bashkëpunim me FBI për të penguar zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA?

Agjenti Peter Strzok duke ju referuar një thënieje të babait të një ushtari pakistanez të vrarë në Irak në 2004 se “për mendimin tim populli amerikan nuk do të zgjedhë Trump për President për shkak të sjelljes së tij të tmerrshme dhe të përshtirë” deklaron në seancën dëgjimore, duke ju shmangur përgjigjes direkte për pyetjen që i është bërë: “…kjo që ka thënë ky baba nuk do të thotë aspak që unë si agjent apo FBI kemi ndikuar në zgjedhjen e njërit prej kandidatëve…”.

Kongresmenët republikanë synojnë përmes kësaj seance dëgjimore të zbërthejnë skenarin e demokratëve ku është implikuar edhe FBI për të penguar zgjedhjen e Trump si President duke përdorur kartën ruse, e cila sipas mbështetësve të Klintonit ka ndikuar në ndryshimin e rezultatit zgjedhor në favor të Trump.

Kjo seancë duket do ti shërbejë gjithashtu republikanëve për të disktredituar skenarin e demokratëve për të goditur presidentin e zgjedhur, goditje të cilat synojnë deri edhe impicmentin (shkarkimin) e tij duke përdorur “kartën ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wilder nuk heq dorë: Dueli me Joshua do të zhvillohet
Previous article U ARRATIS NGA BURGU/ Momenti që "shfrytëzoi" shqiptari për të ikur. Kishte dalë duke...

k.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT