• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
CEREMONIA E DIPLOMIMIT/ Fjalimi ndryshe i Grigor Jotit: Koha e pedagogëve të mirë mbaroi, tani do të keni shefa të…
Home
Kulturë

CEREMONIA E DIPLOMIMIT/ Fjalimi ndryshe i Grigor Jotit: Koha e pedagogëve të mirë mbaroi, tani do të keni shefa të…

14 July, 2018 g.autor Kulturë

Në një ceremoni me praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe të ftuarve të veçantë studentët e sapodiplomuar të Universitetit Europian të TIranës, hodhën kapelat në ajër, në simbol të një “fitoreje” dhe fillimi të ri. Ky përvjetor i 10-të i diplomimit kurorëzoi mundin e 685 studentëve, në të treja ciklet e studimit.

Një eveniment i rëndësishëm që shënjon një nga çastet më të lumtura për të gjithë ata, të cilët ndër vite, i kanë kushtuar përpjekjet dhe vullnetin e tyre dijes, për tu shpërblyer në fund me diplomën aq shumë të dëshiruar.

E kthyer tashmë në traditë, Ceremonia e Diplomimit në Universitetin Europian të Tiranës, kishte dy të ftuar të veçantë të cilët mbajtën për studentët ‘commencement speech”. Këto fjalime, ashtu si në universitetet e mirënjohura ndërkombëtare, shërbejnë për të motivuar dhe frymëzuar studentët e sapodiplomuar në rrugëtimin e ri që i pret.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe themeluesi dhe Presidenti i kompanisë së parë informatike në Shqipëri, INFOSOFT, Grigor Joti ndanë me studentët jo vetëm historinë e tyre të suksesit, por edhe këshillat dhe botëkuptimin e tyre në lidhje me të ardhmen që i pret të sapodiplomuarit.

Grigor Joti u shpreh në mënyrë të sinqertë në lidhje me sfidat dhe realitetin e tregut të punë, që i pret studentët e sapodiplomuar.

“Që të jem i sinqertë me ju, unë kam qenë pedagog matematike dhe kam ngelur studentë në klasë, e kam bërë dhe këtë. Kështu jemi ne të matematikës, edhe në biznes nuk jemi shumë tolerantë. Ju duhet të bëni hesapet mirë që kur të filloni punën, nuk do keni më këta pedagogët e mirë dhe tolerantë, por do keni disa shefa të “shpifur” si puna ime që do ju kërkojnë llogari e do ua nxijnë jetën.”

Në një fjalim të shpenguar dhe të çliruar nga klishetë ai u ka dhënë disa studentëve edhe disa këshilla.

“E vërteta është se ju keni shumë të drejtë të jeni të kënaqur e të lumtur sot, sapo kompletuat një detyrë shumë të rëndësishme të jetës suaj, në gjuhën e biznesit keni bërë investimin kapital kryesor. Tani do merrni rezultatet e këtij investimi. Dikush që do dojë një jetë të qetë e modeste, që me diplomën e UET mund të zërë një punë të mirë me një rrogë të mirë të krijojë një familje, por gjithsesi do t’i duhet të numurëojë ditët derisa të marrë rrogën tjetër. Nëse e doni suksesin atëherë emri i lojës është punë, punë, punë. Edhe këtu në letër fjalën punë e kam shënuar me gërma kapitale. E di që nuk po ju them ndonjë gjë të re. Por kjo është, ju siguroj se nuk ka një rrugë tjetër. Duhet edhe fat, por ju siguroj që fati shkon tek ai që punon.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Federata Zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit
Previous article Ronaldo i mori 7-ën, Cuadrado hap sondazh për numrin e ri (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT