• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SESIONI PARLAMENTAR/ Dështon prova e 84 votave, LSI nuk bashkon votat me PS për magjistratët
Home
Shqipëri

SESIONI PARLAMENTAR/ Dështon prova e 84 votave, LSI nuk bashkon votat me PS për magjistratët

13 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Prova e parë e Partisë Socialiste për formimin me LSI të 84 votave në Parlament dështoi të hënën e kësaj jave. Kjo nuk do të ndryshoi as gjatë dy javëve në vijim, ku do të zhvillohen dy seanca të tjera parlamentare, ku janë parashikuar të votohen 3 projekte, për miratimin e të cilave kërkohen 84 vota, që maxhoranca socialiste nuk i disponon.

Propozimi i Partisë Socialiste për emërimet e magjistrave të rinj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk do të gjejnë mbështetje nga Lëvizja Socialiste për Integirm. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi ka deklaruar se, LSI nuk do të bëjë pazar me askën. Pikërisht këtij qëndrimi do t’i përmbahet LSI për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilin çdo ndryshim kërkon minimalisht 84 vota. Burime nga LSI bën me dije se kjo parti nuk mund të jap votë pro një propozimi, që sipas lëgjvënësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kap organet e drejtësisë nga maxhoranca.

Njëkohësisht, gjatë kësaj jave në komisionet parlamentare janë shqyrtuar dy kode që sërish kërkojnë 84 vota.
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka kërkuar një ndryshim në Kodin Rrugor për lejedrejtimet e huaja që pezullohen nga autoritet shqiptare për shkak të shkeljeve dhe një propozim i dytë që parashikon ashpërsimin e gjobave për ata drejtues mjetesh që kapen duke komunikuar gjatë kohës që drejtojnë autombjet. Këto propzime sërish nuk do gjejnë mbështje nga LSI. Burime nga kjo parti thanë se, LSI nuk mund të votojë një ndryshim ku deputetët nuk kanë marrë pjesë në shqyrtimin e tyre.

Këtë argument Lëvizja Socialiste për Integrim e jep edhe për projekligjin për Kodin Ajror që synon rregullin ligjor të hapësirës ajërore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën a aviacionit civil.
Ndërkohë, sipas burimeve nga të dyja partitë opozitare bënë të ditur se, sërish fokusi do të jetë tek ligji për shembjen e teatrit kombëtar. PD dhe LSI do të përsërisin kërkesën për proces të rregullt të votimit të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit të ri Kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kroacia fton heronjtë e 1998-ës për finalen, në Moskë shkon edhe një SHQIPTAR
Previous article SKANDALI/ Autoritet amerikanë padisin 12 oficerë rusë: Ndërhynë në zgjedhjet në SHBA

F.autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT