• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE NGA BRUKSELI/ Kryeministri Rama konferencë me Donald Tusk: Shqipëria ka një datë…
Home
Shqipëri

LIVE NGA BRUKSELI/ Kryeministri Rama konferencë me Donald Tusk: Shqipëria ka një datë…

13 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

“Shqipëria është e angazhuar të punojë fort për të arritur rezultat të mirë, që kur të futemi formalisht në negociata të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt”.

Kështu deklaroi sot në Bruksel, Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Kryeministri Rama shprehu fillimisht mirënjohjen që vendimi i Këshillit në qershor ishte një vendim pozitiv.

“E di që nuk ishte i lehtë, por në fund është shumë e rëndësishme që tani Shqipëria ka një datë për të hapur negociatat formalisht dhe ka dritën e gjelbër për të filluar menjëherë punën përgatitore, që zakonisht është ajo që ndodh pas hapjes së negociatave”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “ka qenë vërtetë një zgjidhje shumë e mirë”. “Ka shumë rëndësi për ne që të futemi në këtë proces dhe gjatë këtyre 12 muajve të punojmë fort për të arritur rezultat të mirë, që kur të futemi formalisht në negociata të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të zgjidhë sa më parë problemet e vjetra me fqinjët.

Ai informoi se javën e ardhshme në Tiranë do të vijë Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn për tu ulur me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces shumë të madh analitik në kuadër të punës përgatitore.

“Jemi përsëri shumë të angazhuar ndaj rrugës europiane dhe zgjidhjes së problemeve të vjetra me fqinjët e jugut dhe kemi bërë progres të mirë. Shpresoj se do ta përfundojmë me sukses këtë dialog të vështirë, të hapur, por të sinqertë, siç jemi të angazhuar njëkohësisht ndaj bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal”, tha Rama.

Rajoni, sipas tij, “ka bërë një proges të madh, por ka ende shumë për të bërë”. “Ne mbështetemi tek ju, tek udhëheqja juaj, te të gjithë në Bruksel, për të ecur përpara më me shpejtësi dhe për të arritur të gjitha rezultatet e nevojshme në këtë kohë shumë intensive, por të qenësishme për Shqipërinë”, shtoi Rama.

ERTV Live😊: Konferencë për shtyp me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. Juli 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pestigjiozia “The Guardian”: Shqipëria destinacioni i duhur nëse doni të ndiheni si në parajsë
Previous article “Gradohet” Andi Lila/ Lojtari i KOMBËTARES hedh hapin e rëndësishëm në karrierë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT