E premte, 13/07/2018. Dita e sotme është e mbushur nga takimi ndërkombëtare ku spikat vizita e trump në Britani. Disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme po ja u paraqesim si më psohtë:
TAIPEI (Tajvan) – Inaugurimi i një skulpture në kujtim të fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo.
LAHORE (Pakistan) – Ish-kryeministri, Nawaz Sharif kthehet në Pakistan pasi u dënua me 10 vjet burg.
BERLIN (Gjermani) – Disa shkrimtarë mes të cilëve gjermanja, Herta Muller dhe kinezi në mërgim, Liao Yiwu organizojnë një ceremoni për disidentin kinez, Liu Xiaobo.
ZAGREB (Kroaci) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në vizitë në Kroaci pas samitit të NATO-s.
LONDËR (Britani e Madhe) – Presidenti amerikan, Donald Trump takon Theresa May mbretëreshën, Elizabeth II.
INNSBRUCK (Austri) – Takimi i parë i ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshme të vendeve europiane nën presidencën austriake të Bashkimit Europian, kushtuar çështjes migratore.
ANKARA (Turqi) – Këshilli i parë i ministrave të qeverisë së re të formuar pas zgjedhjes së 24 qershorit. Kjo është qeveria e parë në Turqi që nuk do të ketë kryeministër, në kuadër të sistemit të ri institucional.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të BE-së.
MOSKË (Rusi) – Inaugurimi i një parku dedikuar gazetares së vrarë, Anna Politkovskaia.
PARIS (Francë) – Ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves le Drian takohet me homologun maltez, Carmelo Abela.
PARIS (Francë) – Taki i Emmanuel Macron me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.
TUNIS (Tunizi) – Festivali ndërkombëtar i Carthage, një prej ngjarjeve kryesore kulturore në Tunizi.
MEKSIKO (Meksikë) – Sekretari amerikan, Mike Pompeo pritet nga presidenti i zgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.


