• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Debati Shehaj-Braçe/ Operacionet në QSUT, shkarkohet infermieri
Home
Sociale

Debati Shehaj-Braçe/ Operacionet në QSUT, shkarkohet infermieri

22 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Emisioni “Stop” denoncoi dje një rast korrupsioni, ku u pa me pamje filmike se si me 400 mijë lekë të vjetra nën dorë një qytetar arriti që në spitalin francez pranë QSUT-së të hynte në operacion pa radhë e pa asnjë dokument. Që të realizohet kjo, u përdorur një truk i vogël nga ana e mjekëve.
Veç parave që duan mjekët dhe infermierët, përfaqësuesit e bluzave të bardha duhet ta klasifikojnë si “rast urgjent”. Kjo ndodhi me rastin në fjalë të qytetarit që shkoi të hiqte perden e syrit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, njoftoi se për këtë rast janë marrë masa urgjente dhe që dje është pezullur mjekja, si dhe është shkarkuar infermieri i rastit në fjalë.

Lajmin ministrja e dha në Komisonin parlamentar të Ekonomisë qi ishtë mbledhur sot për të diskutuar buxhetin e vitit 2018 për sektorin e shëndetësisë.

Një debat i ndezur u regjistrua në këtë komision ndërmjet deputetit demokrat Agron Shehaj, kryetarit të komisionit Erjon Braçe dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.

E pyetur nga Shehaj se sa vizita mjekësore falas ishin zhvilluar deri tani, manastirliu u përgjigj me mëdyshje dhe tha se duhet t’i verifikonte shifrat pasi nuk ishte përgatitur për këtë temë, duke qenë se komisioni do të diskutonte politikat shëndetësore.

“Rreth 280 mijë të realizuara deri në shtator-tetor, janë qytetarë të cilët kanë bërë kontrollin mjekësor falas, duhet t’i verifikoj, nuk jam përgatitur, bëhet fjalë gjatë 9-mujorit të parë”, – u shpreh ministrja.

“Dua të kuptoj sa do kushtojnë këto kontrolle deri në fund të vitit. Unë shikoj rrezikun që mund të na shkojnë më shumë. Pyetja tjetër është, janë bërë disa emërime të drejtorëve për spitale kohët e fundit, për të cilat qeveria ka shpallur edhe konkurse, është angazhuar, ka bërë konkurse, ka harxhuar para publike. Janë ftuar qytetarët të marrin pjesë dhe në fund janë zgjedhur si zakonisht, në Shkodër një kandidat i Partisë Socialiste. Janë rikonfirmuar të njëtët që ishin, që diheshin që ishin pranë qeverisë socialiste. A është e hijshme të harxhojmë paratë e buxhetit për të bërë të njëtat emërime që bëheshin edhe më përpara?” – pyeti Shehaj.

Në këtë pikë reagoi kryetari i komisionit Erjon Braçe, i cili tha se “jemi mbledhur për politikat shëndetësore, për këtë mund të sqaroheni me deputetin me shkrim, me gojë, ose në seancë plenare, në interpelancë, por jo këtu, atje”.

“Më habit fakti që kryetari nuk lejon ministren të përgjithet” – replikoi Shehaj.

“Fatkeqësisht kështu është” – tha Braçe.

“Fatkeqësia kjo është që ju drejtoni komisionin e ekonomisë” – ju përgjigj Shehaj.

Duke përcjellë rastin e publikuar dje në një emision investigativ, Shehaj vijoi: “Rasti tjetër është ai i një qytetari që i këkrohet 400 mijë lekë për të hyrë në operacion”.

Shehaj bën një lapsus në këtë pikë: “Kjo është qeveria falas?”.

“Qeveri falas nuk ka”, – ja kthen Braçe.

“E kisha për shëndetësinë, se dihet që qeveri falas nuk ka”, – vijoi Shehaj.

“Kemi marrë masa dhe është pezulluar mjekja dhe është shkarkuar direkt i infermieri. Po rivlerësojmë të gjithë sistemin brenda këtij shërbimi” – bëri të ditur ministrja Manasterliu.

“Nuk ishit në dijeni?” – e pyeti Shehaj.

“Unë e dënoj, dhe të gjithë ata do të shkojnë në organet kompetente” – qe përgjigja e ministres socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori Lu: SHBA mbështetje Shqipërisë në luftën kundër krimit
Previous article Impianti i mbetjeve në Fier pezull, reagon Malltezi: 5 milionë euro u përlanë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT