Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën. Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot.
Debatet te Komisioni i Ligjeve
Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet
Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme
Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit
Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm
Silva Caka: Është në datë 4 maj
Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu
Gent Strazimiri: Kryetari me n/kryetarin dhe sekretarin kanë rënë dakord me orët dhe datat e mbledhjeve, këtë nuk e ke bërë, kjo mbledhje është e paligjshme, klandestine
Ulsi Manja: Rendi i ditës u shpërnda të premten, të hënën u miratua kalendari në Kuvend, nuk kam si ta diskutoj në komision kur n/kryetari nuk është. E hedhim në votë propozimin? (Arrihet konsensusi te vijojne mbledhja).


