• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tatimet publikojnë listën e “zezë” të bizneseve që nuk lëshojnë kupon tatimor
Home
Sociale

Tatimet publikojnë listën e “zezë” të bizneseve që nuk lëshojnë kupon tatimor

11 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Lista përmban vetëm 127 subjekte, të cilat siç shihet nga web-i i tatimeve janë subjekte të gjetura me shkelje të përdorimit të kasës fiskale me shumë se një herë.

Për pasojë të gjithë subjektet janë gjobitur nga inspektoret tatimore.

Publikimi i identitetit të tatimpaguesit të gjetur me kundërvajtje në përdorimin e kasës fiskale buron nga ligji i procedurës tatimore shpjegojnë tatimet.

Kundërvajtës cilësohen subjektet që nuk instalojnë pajisjen fiskale ose sisteme të monitorimit të qarkullimit.
Gjithashtu tatimet kanë vendosur të publikojnë identitetin e biznesit nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale dhe situata nuk është rregulluar brenda 15 ditëve.
Tatimet sqarojnë se do të publikohet identiteti i çdo subjekti që nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve për
çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të para.

Kuponi tatimor i lëshuar nga pajisja fiskale, është dokumenti tatimor i kërkuar ligjërisht për çdo tatimpagues, që shet mallra apo ofron shërbime me para në dorë. Në mbështetje të këtij detyrimi ligjor, pranë administratës tatimore është ngritur një sistem monitorimi on-line, i cili ndjek dhe regjistron çdo ditë, të dhënat e transmetuara nga pajisjet fiskale të çdo tatimpaguesi.

Tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, janë të detyruar të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorë për çdo transaksion.

Tatimpaguesi dënohet në rast se nuk lëshon kupon tatimor në konstatimin e parë të kryer, me gjobë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative;

Në konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, përveç aplikimit të gjobës si në nënndarjen “a”, merret masa e bllokimit të veprimtarisë për 30 ditë kalendarike;

Çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç aplikimit të dënimit si më lart, konsiderohet evazion tatimor.

Tatimet kanë vendosur të publikojnë listën e e kundrajvatësve të kuponit të tatimor për të rritur vullnetarizmin e bizneseve në lëshimin e tij, në këmbim të mosprishjes së imazhit./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATJONA MEJDINI/ Katër pika për t`u shënuar nga samiti i Londrës
Previous article JORGJI KOTE/ Shteti i së drejtës apo sundim me ligje?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT