• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vettingu “kap” prokurorin e 21 Janarit: Adriatik Cama nuk justifikon pasurinë, paratë e banesës dhe makinës…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vettingu “kap” prokurorin e 21 Janarit: Adriatik Cama nuk justifikon pasurinë, paratë e banesës dhe makinës…

11 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama ka dalë sot para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për t’u njohur me gjetjet që kanë kryer anëtarët e këtij komisioni, gjatë hetimit të tyre për veprimtarinë profesionale, morale dhe pasurinë e tij. Adriatik Cama është kandidat për Kolegjin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot të shkuarën profesionale të tij.

Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

ILDKPI ka sjell raport se ka deklarim të saktë ka burime të ligjshme nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer dëklarim të rremë. Kemi kryer një hetim të thelluar për prokurorin Cama. Prokurori ka apartament me sipërfaqe 77 m2. Apartamentin e ka blerë në 2011. Blerë me të ardhura ndër vite. Në vitin 2003 e ka blere për herë të parë këtë pasuri.

Në deklaratë thotë se e ka blerë 3.4 milionë lekë. Ndërsa sipas kontratës është blerë me 29 e 700 dollarë. Prokurori ka kryer deklarim të pasaktë mes deklaratave 2003 e 2017. Po ashtu disa herë për këtë pasuri ka bërë deklarime të rrëme që kanë cënuar rëndë figurën e prokurorit. Çmimi i apartamentit është likuiduar që në 2003, prokurori dhe gruaja e tij kanë të ardhura vetëm nga paga, por nga analiza financiare rezulton se nuk justifikojnë 1 milion e 865 e 30 lekë. Në 2009 prokurori ka blerë një ambient 47.5 m2, 18 mijë euro, burime të ardhurat dhe kredia.

Prokurori e cilëson këtë pronë si ambient ish-garazh, por në kontratë është shkruar dyqan. Rezulton se prokurori ka mungesë pasurie në shumën prej 650 mijë lekë. Prokurori ka autoveturë Passat blerë në 2010, me vlerë 6000 mijë euro. Burimi, paga burrë e grua dhe shitja e një mjeti më të vjetër, nuk e justifikon. Prokurori nuk ka deklaruar shtesën e llogarisë në vlerën prej 1 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë. Kjo ka ndodhur në periudhën 2011-17. Prokurori është pyetur për këtë gjë, por ka thënë që askush si ka kaluar lekë në llogari. Prokurori si ka deklaruar këto të ardhura.

Trupa e KPK
Prokurori nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes.

DSIK ka sjellë raport për prokurorin Cama. Sipas këtij raporti është i papërshtatshëm për detyrën, pasi është i përfshirë në korrupsion. Korrupsioni është konsumuar në prokurorinë Lushnje kur ka qenë në detyrë. Kur Cama ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë. Ky raport nxjerr në pah korrupsionin dhe urdhrat arbitar. Prokurorët kanë kërkuar dhe marrë para për pushim çështje.

Cama identifikohet si person që vihet në presion nga struktura kriminale dhe është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Kemi marrë dosjen e pushuar nga Cama, që u anulua nga drejtoria e inspektimit. Sipas prokurorisë së përgjithshme ku pushim është marrë i pa mbështetur në ligj dhe prova. Referuar këtij informacioni Cama ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe ka shkëmbyer favore e dhurata me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Trupa e KPK
Pas raportit që lexoi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e mori fjalën prokurori Adriatik Cama që u shpreh se besonte te një proces i drejtë, por gjetjet i cënojnë figurën morale dhe profesionale, pasi sikur tha ai, pasi ‘ka shumë të pavërteta’.

Nuk kam shpjegime të tjera veç atyre të nisura me e-mail. kam besuar qe do ishte proces i drejt vetting ndaj meje. Por pas këtij raporti mendoj se jo të gjitha gjetjet mund të cënoj figurën time morale e profesionale. Aty ka të pavërteta. Në raportin e lexuar nga ju janë pasqyruar provat e mia

kam qenë bashkëpunues sa kam mundur. Por ka pasur e pamundësi objektive. Konstatoj se në raportin tuaj nuk janë llogaritur shpenzimet e familjes time. Përsa i takon dyqanit nuk bëhet fjalë për dyqan por ish parkim me lartësi 1.2 m nën tokë pa ndriçim. Paaftësia e firmës për të bërë letra të saktë nuk mund të konsiderohet gabim dhe tentativë për fshehje nga unë.

Prokurori Adriatik Cama
Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat.

Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”. Karriera e tij nis në Tepelenë, pikërisht në këtë qytet mësohet të ketë qënë zv/drejtues prokurorie, por me sa duket pas një çështje të përfunduar jo mirë, Cama, shkarkohet nga detyra e prokurorit, duke u ulur në detyrë si oficer i thjeshtë, dhe transferohet në një qytet verior në Has. Nuk dihet me saktësi se për çfarë shkelje bëhet fjalë që prokurori Adriatik Cama është shkarkuar, por ky shkarkim është konfirmuar dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prishtina ëndërron të shkojë larg në Europë, sot sfidon luksemburgasit e Fola Esch
Previous article BEFASON COURTUA: “Franca antifutboll, më mirë të na mundte Brazili”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT