Ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pranon akuzën për falsifikimin e formulareve.
Ne formular Roshi kishte shkruar se nuk kishte patur precedent te meparshem penal ne Itali .
“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi.
Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për ish-Kryetarin e Bashkise Kavajes.
Elvis Roshi eshte arrestuar me kerkese Prokurorisë, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj Rroshit rëndon akuza e konsumimit të veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.
Sipas prokurorisë “Nga hetimet e deritanishme rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.


