• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT NE “SITEN” E VETTINGUT/ Huaja e 6 mijë eurove, kjo është skeda e pasurisë së prokurorit të Tiranës
Home
Aktualitet
Drejtësi

SOT NE “SITEN” E VETTINGUT/ Huaja e 6 mijë eurove, kjo është skeda e pasurisë së prokurorit të Tiranës

11 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama do të përballet mëngjesin e sotëm në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i rivlerësimit do të drejtohet nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Suela Zhegun dhe Pamela Qirkon.

Prokurori Cama i është nënshtruar vetingut me përparësi, pasi është njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Adriatik Cama zotëronte pasuri familjare në vlerën e 3.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij rezulton e dyfishuar me një vlerë totale prej 7.9 milionë lekësh.

Pasuria e zotit Cama ndahet në 4.8 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 1.3 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, një automjet me vlerë rreth 1.1 milion lekë dhe likujditete në bankë në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të prokurorit Cama kapin vlerën e rreth 24 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklarimit. Paga nga funksioni dhe ajo e familjarëve përbën pjesën dërrmuese të të ardhurave, ndërkohë që 6.1 për qind e tyre përbëhet nga të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zotit Cama dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca të pambuluara.

Megjithatë, BIRN ka evidentuar disa “flamuj të kuq” në analizën e deklaratave të pasurive të zotit Cama, të cilat lidhen me disa kredi bankare, një kontratë huaje dhe burimin e paqartë të një llogarie bankare.

Më konkretisht, në deklaratën e vitit 2009 subjekti deklaron blerjen e një ish-parkimi [garazh i përshtatur] për 18 mijë euro. Si burim të kësaj pasurie, Cama deklaron ndër të tjera edhe një llogari bankare me vlerë 600 mijë lekë, e cila nuk rezulton në deklarimet e mëparshme.

Një tjetër burim për shtimin e kësaj pasurie, i evidentuar si “flamur i kuq” është huaja prej 6 mijë eurosh me afat 5-vjeçar. Në fund të vitit 2017, rezultojnë të pashlyera edhe 4 mijë euro.

Gjatë viteve 2007-2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë marrë gjithashtu disa kredi bankare pa shpjeguar qëllimin e përdorimit të tyre. Njëra prej kredive bankare në vlerën e 4 milionë lekëve është marrë për të shlyer kreditë e tjera dhe një pjesë e saj është mbajtur cash.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një hundë artificiale që nuhat atmosferën në punë
Previous article Para pezullimit 94 zyrtarë policie, aktiv në punë dhe përfitues të...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim Aktualitet

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT