• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AVOKATËT SEKSERË”/ Nga 2 MIJË EURO për të ndikuar tek Prokurorët, tek lirimi nga BURGU i… (RASTET)
Home
Breaking News

“AVOKATËT SEKSERË”/ Nga 2 MIJË EURO për të ndikuar tek Prokurorët, tek lirimi nga BURGU i… (RASTET)

10 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në periudhën më të nxehtë e që ka “kapluar” gjykatës, prokurorë e avokatë, atë të Vettingut duket se këta të fundit nuk dinë të ndalen. 

Thënë kjo pasi rastet e përfshirjes në afera mashtrimi apo parashë nuk janë të rralla. Rasti më i fundit ishte ai i sotmi ku një avokat vetëm 40 vjeç, u arrestua pasi në bashkëpunim më efektivin e policisë shërbenin si “sekserë”.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që ndodh pasi të qënurit “sekserë” duket si diçka që i tërheq“pseudoavokatët” shqiptarë.


Çfarë ndodhi sot:

Një polic dhe një avokat janë arrestuar nga SHÇBA-ja, pasi dyshohet se ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtarë dhe prokurorë duke marrë para.

Haki Dyli, polic në Gjykatën e Tiranës, dhe Devis Qana, avokat, janë arrestuar pasi disa muajsh hetime.

Kush është Devis Qana, avokati 40 vjeçar:

Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme. Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro.


Rastet:

Avokati sekser: 3.000 euro për gjyqtarët e Apelit Shkodër
Një avokat tentoi t’i japë gjyqtarit 3.000 euro kundrejt një vendimi pafajësie.

Bëhet fjalë për avokatin Gjin Marku, i cili u arrestua nga Prokuroria për Krimet e Rënda, nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Historia e arrestimit zë fill rreth 3 vite më parë, kur vet i pandehuri Altin Gjergji, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, “depozitoi” ankesen e tij.

“Jam nga Puka. Në vitin 2012 kam ikur në Greqi pa letra. Në shtator 2015 jam kthyer në Shqipëri. Sapo u ktheva me sollën me postë një fletëthirrje nga gjykata, ku njoftonin se akuzohesha për mbjellje të bimëve narkotike”, thotë ai, duke treguar se në atë kohë kishte marrë avokat Marash Ibrajn.

Mbrojtësit të tij i kishte dhënë 400 mijë lekë. Pas kësaj, ai ishte vënë në dijeni se për këtë vepër penale ishte akuzuar nga Dod Frroku, i cili ishte kapur në parcelën me kanabis dhe kishte deklaruar se ajo i përkiste Altin Gjergjit, i cili e furnizonte me ushqime dhe mjetet e tjera të jetesës.

“Unë nuk e njihja Dod Frrokun. E gjeta atë dhe më tha që nuk të njoh, e çova tek avokati dhe më tha do ta shtyj gjyqin deri në datë 20 tetor. Më pas, avokatin Marash Ibraj e takoi vëllai im, të cilit i tha se duhen 15 milionë lekë për të mbyllur çështjen, pasi ishin 3 gjyqtarë dhe prokurori që duheshin paguar. Në këto kushte, erdha në ‘Fiks Fare’ për të marrë të drejtën. Nëse dalin shenjat e mia të gishtave, nëse unë e kam ba këtë gja, të varem në mes të Tiranës. Nuk kam mundësi as të paguaj 15 mijë lekë të vjetra, e jo më 15 milionë lekë”, thotë Altin Gjergji.

Gjatë bisedës që ka bërë me avokatin e parë, Marash Ibraj, ky i fundit i kërkon 15 milionë lekë të vjetra në këmbim të lirisë. Avokati Ibraj, gjatë bisedës së tij nuk përmend emrat e personave që do t’i marrin këto parà, por kërkon që një ditë përpara ditës së gjyqit, shuma e parave që ai kërkon duhet të jenë në shtëpinë e tij si garanci.

I pandehuri nuk ka pasur mundësi financiare për të bërë këtë pagesë. Ai u lidh me avokatin tjetër Gjin Maku për të ndjekur procesin gjyqësor. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Pukës, Altin Gjergji u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Pasi u lidh me avokatin Gjin Markun apeloi çështjen.

Në takimin që avokati Gjin Marku pati me të afërmit e të pandehurit të dënuar në mungesë, avokati i ri kërkon 500 mijë lekë për vete dhe 3 mijë euro për trupin gjykues, që kryesohet nga Astrit Kalaja.

“Në datën 7 (Dhjetor 2016) kemi gjyqin na. Pa fol, unë kam fol, po pa fol mirë nuk të jap dot përgjigje. Unë e kam marrë një gjysmë llafi, unë nesër të jap përgjigje, dakord. Nesër folim bashkë, me shku në Gjykatën e Apelit nesër në 7, kur të shkoj unë duhen lekë, nuk shkoj pa lekë. Unë si Gjin, si avokat mbrojtës, unë dua 500.000 lekëshin (të vjetra) tem. Nesër të jap përgjigje sa duhen për ta kthyer në Pukë ose për ta bërë ndonjë lojë”, thotë avokati në takimin e parë.

Në ditën e dytë, ai takohet me nënën e të dënuarit, ku i thotë se i duhen 500 mijë lekë të vjetra për të dhe 3.000 euro për gjyqtarët.

“Të paktën një treshe e duan. Euro, euro, për me dërgu prapë çështjen për Pukë, të mos e dënojnë, se e lënë 6 vite e 6 muaj në burg. S’të rrej unë, unë s’dua me të rrejt”, i thotë avokati nënës së të dënuarit.

Pas këtyre bisedave, gjyqet u shtynë disa herë. Mamaja e të pandehurit pati dhe 5 takime të tjera me avokatin Marku, por nuk u arrit të merrej vendimi i pafajësisë. Gjykata e Apelit Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe qytetari mbeti i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg.

Dha 5 mijë euro për të nxjerrë burrin nga burgu, padit avokatin që futi sekser

Dha 5000 euro për të liruar të shoqin nga burgu, por duket se avokati i përvetësoi pa e arritur qëllimin dhe burri i mbeti në burg. Për këtë arsye, një 28-vjeçare nga Velipoja ka kallëzuar në Polici, avokatin Ndrek Ruka, ndaj të cilit tashmë ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Policia e Shkodrës njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 49-vjeçarin Ndrek Ruka, banues në Shkodër e me detyrë avokat, pasi është kallëzuar nga shtetasja S.N, 28 vjeçe, banuese në Velipojë, me pretendimin se i ka dhënë 5000 euro për t’i liruar burrin nga burgu, 34-vjeçarin P.N.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cristiano Ronaldo tek Juventus, tifozi kinez hyn në histori (FOTO)
Previous article U ARRESTUAN në Kosovë, lirohen nga burgu 5 serbët e dyshuar se po...

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT