Që nga moment që lajmëroi kandidimin për president, të paktën 12 femra kanë bërë publike akuzat e tyre për ngacmime seksuale ndaj Trump.
Një grup femrash e akuzuan publikisht Presidentin Donald Trump për ngacmime seksuale në të kaluarën, duke u bërë thirrje ligjvënësve amerikanë të hetojnë lidhur me akuzat e tyre, në mënyrë që siç thonë, Presidenti të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
Në vazhdën e akuzave për ngacmime seksuale “BBC” ka bërë publik një artikull ku në listën e akuzuesve shtohen dy femra të tjera.
Në një intervistë për BBC ato janë shprehur mbi ngacmimet që bënte Trump kur ato sapo kishin hedhur hapat e para si modele në vitet 1980 deri ne mesin e vitetve 1990.
Artikulli i “BBC” nis me pyetjen “A është Presidenti i maniak seksual”?
Barbara Pilling një nga gratë tregon se si e takoi Presidentin në fundvitet 1980 në një festë në New York kur Trump ishte 40 vjeç.
“Ishte si një grabitqar në aksion”, shprehet ajo.
Fjalët e para të Trump ishin pyetje mbi moshën. Kur ajo i ishte përgjigjur, 17 ai kishte vazhduar, “mrekulli, as e re e as e vjetër, është thjesht e mrekullueshme”.”Ndjeva sikur isha në prani të një peshkaqeni që do më kafshonte, kështu e ndjeva” shpjegoi ajo.
Heather Branden, një tjetër grua që akuzon presidentin tregon se si e takoi Trump në Miami në vitin 1990 kur ajo ishte 23 vjeçe.
“Në një festë të organizuar nga Trump kishte vetëm 4 burra dhe 50 vajza, ku unë isha më e vjetra
U ndjeva si një copë mishi në një treg,” thotë ajo.
“Vendi ishte i mbushur me kokainë dhe të katër burrat mund të ishin fare mirë prindërit tanë”, e mbyll rrëfimn ajo.
Artiku ka rikthyer në vëmendje Presidentin Trump të akuzuar si “ngacmues seksual”. Këtë radhë i shtohet edhe një 17-vjeçare.




