Dhuna ne familje ka goditur sërish, këtë herë në Berat ku një 37-vjeçar është vendosur në pranga pas denoncimit për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij të moshuar 62-vjeç.
Rasti është bërë edhe më i rëndë pasi Mata ka kundërshuar dhe është konfliktuar edhe me punonjësit e policisë kur kanë shkuar për ta arrestuar agresorin.
Kastriot Mata, 37 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore përpos dhunës në familje ka kundërhstuar edhe forcat e policisë.
Sipas uniformave blu arrestimi i tij u krye pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të babait të tij shtetasit N.M, 62 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.



