Deputeti dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në orën 13:00 në sallën e gjyqit për t’u përballur me kreun e Opozitës Lulzim Basha.
Ky i fundit nuk është paraqitur në seancë.
Në daljen e tij mediatike Z.Balla ka komentuar lidhur me mosparaqitjen e Bashës duke theksuar se dëshiron t’i largohet dosjes së “3.4 milionë eurove”, sepse implikimi i tij është i pashmangshëm. Gjithashtu sipas Ballës nuk do jetë problem nëse do të jetë e nevojshme të përballet me drejtësinë , dhe me akuzat e ngritura nga vetë kreu i Opozitës, Basha.
Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për tu përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”- tha Balla, teksa nisi avoketet ne seance qe te perballen me “te punesuarit e Bashes”, – tha Balla para gazetarëve.
MË HERËT
Gjykata e Krimeve të Rënda sot në orën 13:00 ka thirrur për t’u përballur kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Vendimi i gjykatës erdhi pas padisë që depozitoi Balla në datë 27 qershor kundër liderit të PD.
Shefi i grupit të PS e akuzoi Bashën për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me dosjen e sekuestrimit të 3.4 mln eurove që u bllokuan në makinat ‘Toyota’ dhe për shpifje, pasi ky i fundit, akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.
Dy paditë e Ballës po hetohen të ndara, përsa i përket kallëzimit për shpifje, gjyqtari Luan Hasneziri ka thirrur Ballën dhe Bashën sot në gjykatë. Por kryetari i PD nuk do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA dhe pritet që të përfaqësohet nga avokati. Ndërsa shefi i grupit të PS, pritet që në orën 13:00 të jetë i pranishëm në seancë.
Përsa i përket padisë për nxjerrje të sekretit hetimor, Balla e kallëzoi, pasi pas deklaratës së Lulzim Bashës në Parlament në 21 qershor, se një automjet “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro brenda po planifikohej të futej në Shqipëri, ka bërë që grupi kriminal, i cili tranportonte 3.4 milionë euro, të ndryshonte drejtim. Ndryshe nga dy herët e tjera, kur ata kishin përdorur portin e Anconas në Itali, për të lundruar drejt Shqipërisë, kjo deklaratë e Bashës në seancën plenare i ka detyruar transportuesit të ndryshojnë plan.
FAKSIMILE E PADISË SË BALLËS





