• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lufta mes BANDAVE TE DROGES në Itali/ Kush janë bosët shqiptarë që e komandonin (EMRAT+VIDEO)
Home
Breaking News

Lufta mes BANDAVE TE DROGES në Itali/ Kush janë bosët shqiptarë që e komandonin (EMRAT+VIDEO)

10 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, si dhe ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të këtij grupi kriminal. Sakaq, mediat italiane duke iu referuar autoriteteve vendase kanë zbardhur edhe kodet që grupi përdortë për të mos u identifikuar nga ana e karabinierëve.

Kur ata flisnin në telefon, ata flisnin për verë, për ata me këtë fjalë nënkuptonin drogën.

Policia ka filluar hetimin për rastin në fjalë që në vitin 2015, pasi disa të shtëna ishin regjistruar në një vend parkim makinash në Ravenna. Sipas hetuesve, banda ishte bashkimi i dy grupeve: një grup shqiptarësh që ishin edhe furnizuesit, ndërsa grupi i tunizianëve ishin ata që e shisnin me pakicë.

Siç raportojnë mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.

HETIMET: Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevahir Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.
Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe në zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan, të cilët janë:

Avni Avduli 42- vjeç nga Shqipëria

Elton Avduli 37-vjeë, po nga Shqipëria dhe është vëlla me Avniun

Irakli Papa 38-vjeç nga Shqipëria

Fatjon Sanxhaku 28-vjeç nga Shqipëria

Rochdi Iuissaoui 32-vjeç nga Tunizia,

Noamen Issaoui 37-nga Tunizia

Khatrin Valeriani 32-vjeç nga Italia

Aksioni: Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në dilemë për krahun e djathtë, Martinez: Shans unik, le t’i bëjmë belgët krenarë
Previous article Jo vetëm foto nudo! Iva Aliko na e bën të gjithëve për zili dhe tregon tufat me... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT