• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo viziton Kabulin
Home
Nderkombetare

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo viziton Kabulin

10 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri të hënën një vizitë të shkurtër në Kabul, ku premtoi mbështetje ndaj përpjekjeve të Presidentit Ashraf Ghani për të hapur bisedimet me talebanët dhe përsëriti gatishmërinë e Uashingtonit për të lehtësuar procesin e paqes të udhëhequr nga vetë afganët.

Zoti Pompeo bëri një ndalesë të panjoftuar në kryeqytetin afgan, ku u takua me Presidentin Ghani, para se të jepnin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata pohuan se strategjia rajonale e presidentit Donald Trump për të ruajtur presionin ushtarak mbi talebanët “vërtet po jep fryte”.

Strategjia që Presidenti Trump njoftoi gushtin e kaluar, synon të bindë talebanët nëpërmjet presionit diplomatik, ushtarak dhe social se nuk mund të fitojnë në fushën e betejës dhe se duhet të angazhohen në bisedimet e pajtimit me Kabulin.

Por talebanët kërkojnë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe i akuzojnë udhëheqësit në Kabul si “vegla amerikane”, duke këmbëngulur se bisedimet ndër-afgane nën praninë e forcave të huaja të “pushtimit” do të ishin “pa kuptim”.

Pompeo dhe Ghani theksuan se procesi i paqes duhet të jetë “i udhëhequr nga afganët dhe nën kontrollin afgan”.

Sekretari i Shtetit nuk e hodhi poshtë kërkesën e talebanëve për bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta drejtojnë procesin dhe se konflikti nuk mund të vendoset nga jashtë vendit.

Kryengritësit kanë intensifikuar sulmet që nga përfundimi i armëpushimit të tyre të shkurtër, duke u shkaktuar viktima të shumta forcave qeveritare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Skifterët” vjedhin 21 iPhone 8 dhe iPhone X para syve të punonjësve (VIDEO)
Previous article ZHDUKJA E 34-VJEÇARIT NË LAÇ/ Berisha publikon mesazhin: Mund të jetë vrarë dhe ne nuk dimë gjë

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT