• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTLIGJI PËR DHUNËN/ Nga riedukimi te burgu, masat e reja për burrat e dhunshëm
Home
Sociale

PROJEKTLIGJI PËR DHUNËN/ Nga riedukimi te burgu, masat e reja për burrat e dhunshëm

10 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Parlamenti shqiptar do të ashpërsojë me ligj masat kundër personave që ushtrojnë dhunë në familje apo ndaj çdo personi tjetër, me të cilin dhunuesi është në lidhje afektive, ndërsa shton kategoritë që përfitojnë mbrojtje të menjëhershme.

Nisma ligjore, e cila pritet të miratohet në fund të këtij sesioni parlamentar, ndryshon ligjin e vitit 2006 për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Me anë të ndryshimeve të rëndësishme, projektligji synon që të parandalojë dhe reduktojë rastet e dhunës, përmes rritjes së bashkëpunimit të strukturave përgjegjëse, shpejtësisë dhe ashpërsimit të masave, të një roli më të fuqishëm të policisë e pushtetit vendor, ofrimit të avokatit falas, heqjes së të gjitha tarifave gjyqësore etj.

Riedukim ose burg për burrat

Për herë të parë, projektligji parashikon ngritjen e qendrave të emergjencës për trajtimin e menjëhershëm të viktimave të dhunës në familje si dhe ngritjen e strukturave trajnuese për dhunuesit, të cilët kryesisht janë burrat. Këto struktura trajnuese duhet të ngrihen nga pushteti vendor. Nisma ligjore parashikon që gjykata urdhëron dhunuesin apo dhunuesin që të marrë pjesë në programe të aftësimit prindëror, rehabilitimi dhe psiko-sociale, të organizuara nga subjekte publike ose private.

Për herë të parë, përgjegjësit e programit të rehabilitimit raportojnë përpara koordinatorit vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, pjesëmarrjen e të paditurit në program dhe ecurinë e tij, progresivisht, por jo më pak se një raport në përfundim të programit, në të cilin të përfshihen rezultatet e rehabilitimit të dhunuesit. Nëse dhunuesi refuzon të marrë pjesë në këtë program të aftësimit prindëror, ndaj tij do të zbatohen dispozitat e Kodit Penal, për veprime të kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për urdhrat e mbrojtjes.

Gjithashtu, projektligji parashikon marrjen e masave për të parashikuar programe për arsimimin parauniversitar e profesional të të miturve dhe të rinjve nga 18 deri në 21 vjeç, që janë dhunues, dhe të të miturve që janë viktima, me qëllim rehabilitimin, riintegrimin dhe rishoqërizimin e tyre.

Mbrojtja e menjëhershme

Projektligji parashikon shtimin e një neni të ri për mbrojtjen e menjëhershme për viktimat e dhunës në familje. Nisma parashikon që organet përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje pranë Policisë së Shtetit, kur vlerësojnë se, dhuna që ushtrohet paraqet rrezik për jetën, shëndetin dhe lirinë e anëtarëve të familjes, si dhe kur dhuna ushtrohet ndaj fëmijëve, marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe, kryesisht, nxjerrin urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme.

Kjo masë merret menjëherë para se të vendosë gjykata, për shkak se në mjaft raste, kjo hapësirë kohore është përdorur nga dhunuesi për të vijuar dhunën. Ndërkaq, brenda 24 orëve, nga lëshimi i urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme, organet përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje pranë Policisë së Shtetit paraqesin përpara gjykatës kërkesë për vërtetimin e urdhrit dhe lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Projektligji parashikon që vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv dhe nuk mund të ankimohet. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga organet e policisë, në bashkëpunim me zyrën e përmbarimit dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë, të përmendur në vendim.

Kërkesa për mbrojtje

Kërkesën për urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme e kanë vetë viktimat e dhunës, përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës, policia, prokuroria, prindi ose kujdestari i të miturit. të afërmit, përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale dhe qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

Në rast të dhunës, viktima mund t’i drejtohet me anë të një kërkese postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet), njësisë përkatëse vendore (bashki), qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, për të marrë masat e nevojshme.

Çdo person që konstaton një rast të ushtrimit të dhunës në familje mund t’u drejtohet me anë të një kërkese autoriteteve të mësipërme për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Kategoritë që përfitojnë nga parashikimet e projektligjit

  • Bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish–bashkëshorti/ja apo ish partneri/ja
  • bashkëjetues;
  • Vëllezërit, motrat, përfshirë, sipas rastit, edhe bashkëshortin/en ose bashkëjetuesin/en e tyre, si dhe fëmijët e vëllezërve dhe motrave, nëse janë anëtarë të njësisë shtëpiake;
  • Paraardhësit dhe pasardhësit në vijë të drejtë, pa kufizime, përfshirë edhe rastet kur kjo marrëdhënie krijohet nëpërmjet birësimit;
  • Prindërit dhe fëmijët e bashkëshortit/es ose të bashkëjetuesit/es, përfshirë edhe fëmijët e birësuar prej tyre.
  • Gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e adoptuar të bashkëshortit/es  ose bashkëjetuesit/es;
  • Vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit/es nëse kanë bashkëjetuar gjatë 3 muajve të fundit;
  • Fëmijët e bashkëshortëve apo partnerëve bashkëjetues;
  • Personat, të cilët janë në lidhje afektive në çift, jo domosdoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje;
  • Kujdestari dhe personi që ndodhet në kujdesin e tij gjatë kohës që vazhdon kujdestaria, sipas përcaktimeve të kujdestarisë mbi të miturit dhe personit që i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar sipas dispozitave të Kodit të Familjes.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Kadare rrëfen raportet me nënën e fëmijërinë: Isha dymbëdhjetë vjeç dhe...
Previous article Rrihet për spital gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviç

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT