• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LONDËR/ Dorëheqjet e bujshme u bënë për të ruajtur ambiciet për lidership?
Home
Nderkombetare

LONDËR/ Dorëheqjet e bujshme u bënë për të ruajtur ambiciet për lidership?

9 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Dorëheqjet e ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe atij të Brexitit, David Davis e vënë para të panjohurave të mëdha qeverinë britanike.

A.Feilcke: Sot ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dha dorëheqjen. Çfarë do të thotë kjo?

Tim Judah: Është pak herët ta thuash. Duhet ta hedhim vështrimin pas në ditët e shkuara:të premten, zoti Johnson dhe ministri i Brexitit, David Davis me sa duket u bashkuan me pozicionin e përbashkët të qeverisë. Pastaj, zoti Davis dha dorëheqjen dhe me sa duket zoti Johnson u ndje në një farë mënyre i detyruar që ta pasojë atë.

Pas atij takimi të së premtes, në mediet sociale shumë njerëz i akuzuan zotin Johnson dhe zotin Davis për tradhëti, se e kishin tradhëtuar kauzën e Brexitit, meqenëse patën rënë dakord me planin e zonjës May për të dalë nga BE. Ata thanë se zoti Johnson është pa shtyllë kurrizore dhe se më tepër është i interesuar për postin e tij ministror se për parimet.

Por pasi dha dorëheqjen zoti Davis, ai e vuri në një pozitë të vështirë zotin Johnson. Ndoshta ai ka menduar se pasi dha dorëheqjen Davis, duhet ta jepte dorëheqjen edhe ai, sepse kjo ndoshta ishte rruga e vetme për t’i mbajtur gjallë ambicjet e tij për lidership.

A është ky fillimi i kolapsit të të gjithë qeverisë, apo me këtë u krijua qartësi dhe gjërat do të jenë më të qendrueshme?

Nuk e dimë, është shumë herët ta thuash. Sepse po të japin dorëheqjen edhe më shumë njerëz, atëherë kjo mund të çojë në kolapsin e qeverisë. Po varet nëse kjo është një lëvizje stabilizuese, po ne nuk e dimë. Gjërat po ndodhin me plotëkuptimin e fjalës tani që po flasim.

https://tvdownloaddw-a.akamaihd.net/dwtv_video/flv/vdt_al/2018/balb180709_002_timjudah_01i_sd_avc.mp4

Boris Johnson: dorëheqje për të ruajtur ambiciet për lidership?
Cili mund të jetë efekti për çështjen e Brexitit, sepse duket që të gjithë ata që duan Brexitin po ndahen dhe po mbeten politikanët më të moderuar?

Varet, sepse nëse kemi një krizë lidershipi, zgjedhje në partinë konservatore ose kemi ndoshta zgjedhje të reja, kjo do të thotë se tani kemi shumë pak kohë për të negociuar një marrëveshje me Bashkimin Evropian ose një marrëveshje për dalje. Ose ne largohemi pa asnjë marrëveshje nga BE ose do të na duhet t’i kërkojmë BE që ta shtyjë nenin 50, në mënyrë që ne ta shtyjmë daljen në mars 2019. Ndoshta mund të kemi zgjedhje të reja. Po nuk e dimë, gjërat po ndodhin tani që po flasim.

Meqenëse itinerari kohor është shumë i rëndësishëm: po të japë dorëheqjen Theresa May do t’i vihet pikëpyetje të gjithë procesit, apo jo?

I gjithë procesi do të ndalet, sepse nuk do të kemi qeveri që të negociojë me BE. Dhe meqenëse nuk ka mbetur shumë kohë do të jemi në një situatë shumë problematike, sepse do të na duhet të kërkojmë që të shtyhet dalja nga BE.

Dhe natyrisht do të na duhet që të pyesim 27 vende të tjera për këtë, 27 vende duhet të bien dakord dhe nuk është e qartë nëse do të bien dakord. Ata mund të thonë: Ju britanikët vendosët të ikni, atëherë ikni dhe mos na mërzitni më!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVILLIMET në Kosovë dhe Rajon, Thaçi takon kryeministrin rus Medvedev gjatë...
Previous article "RRYSHFETI NË RRUGË"/ Si e pësojnë SHOFERËT. Nga katër mijë lekshi kur kaloi me të KUQE, tek EUROT e 23 vjeçarit... (VIDEO+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT