• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARM në Mat/ Shënohet një rast me “Antraks” tek bagëtitë, ato rrezikohen të…
Home
Breaking News

ALARM në Mat/ Shënohet një rast me “Antraks” tek bagëtitë, ato rrezikohen të…

9 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në zonën e Matit është rishfaqur sëmundja e rrezikshme e gjedhëve, Antraksi. Pak kohë më parë banorët e zonë u përballën me sëmundjen e Dermatozës Nodulare, e cila shkaktoi dëme të mëdha të fermerët e zonës. Pasi sëmundja u zhduk, fermerët u kompensuan nga qeveria me lopë të importuara.

Por sëmundja e plasjes është shfaqur sërish dhe ka shkaktuar ngordhjen e parë, pikërisht tek gjedhët që kanë marrë si kompensim fermerët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.

Rasti është shënuar në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

Banorët kërkojnë me ngulm që shteti të bëjë vaksinimin e gjedhëve të tjera.

Ndërkaq, mjeku i Shërbimit Veterinar pranë Zyrës së Bujqësisë Mat, Selman Kurti, tha se rasti është i konfirmuar nga Instituti i Lartë Veterinar.

Kurti tha se sëmundja është ngjitëse edhe tek njeriu në dy forma, të prekjes së gjedhit të infektuar dhe kur konsumon mishin e tij. Nisur nga kjo ai apelojë fermerët që të lajmërojnë menjëherë instancat nëse kanë ngordhje të papritura të gjedhëve.

Fakti që kjo sëmundje ka prekur një gjedhë të importuar, specialistët e lidhin me imunitetin e dobët të tyre në vendin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma prezanton blerjen e 10-të të merkatos së verës
Previous article Ronela Hajati SULMON sërish kolegët: Të rrofshin koncertet se as gishtin nuk... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT