• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENDACAK DITEN DHE TRAFIKANT NATEN/ Kush është italiani “I NJOHUR” pjesë e BANDES së shqiptarëve
Home
Breaking News

ENDACAK DITEN DHE TRAFIKANT NATEN/ Kush është italiani “I NJOHUR” pjesë e BANDES së shqiptarëve

9 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një endacak ditën dhe një trafikant droge natën, kështu e përshkruajnë mediat italiane shtetasin Francesco Liuzzi di Sammichele.

Francesco i përfshirë në grupin e narkotrafikëve shqiptar në Itali, 37-vjeç nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.

37-vjeçari është arrestuar edhe më parë ku iu gjetën 30 gramë kokainë të cilën e justifikoi se e kishte për përdorim personal pavarësisht se ishte në sasi të tepërt. Por pas një kontrolli në banesën e tij policia gjeti rreth 6 mijë euro dhe sende që përdoren për përpunim dhe shitje të lendëve narkotike.

Francesco Liuzzi di Sammichele u arrestua deri në përfundim të hetimeve por një takim me gruan e tij në qeli e “fundosi”. Duke menduar që nuk dëgjohej, i pëshpëriti gruas “hidhe në plehëra” kaq u desh për të kuptuar  që fshihej dicka tjetër.

Në banesën e nënës së tij të vdekur policia i gjeti një sasi tjetër kokaine prej 40 gramësh dhe një pistoletë gjysmë automatike.

Ngjarje kjo e ndodhur vite më parë por italiani u arrestua sërish ditën e sotme.

Ngjarja e sotme

Një bandë shqiptare qe merrej me trafik droge është goditur në Itali. Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një është në kërkim, ndërsa rreth 26 kg kokainë e heroinë u sekuestrua.

Siç raportojnë sot mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 Korrik) dhe gjatë natës.

HETIMET

Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.

Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:

R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;

N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;

K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;

A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;

E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;

I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.

Personi në kërkim, një shqiptar, nuk ndodhet në Itali dhe me shumë gjasë ka gjetur strehë në Itali, sipas hetuesve italianë.

Aksioni

Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djerseshe dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.

AlpeNews.al 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI KARTËN E DEPUTETIT BITRI/ Del FOTOJA që tregon Edmond Panaritin duke...
Previous article Elgiti dhe Klea Huta me yll në bulevardin e Hollywood-it? Ja se si qëndron e vërteta... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT