• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FORCA E LIGJIT” zbret në Elbasan/ Fisi Çapja në hetim për trafik ndërkombëtar droge (DOKUMENTI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“FORCA E LIGJIT” zbret në Elbasan/ Fisi Çapja në hetim për trafik ndërkombëtar droge (DOKUMENTI)

9 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Forca e Ligjit” ka filluar verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo Task-Forcë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej muajsh kanë zbritur në Elbasan. Në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga Report TV, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se jane vendosur me trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.

Mes personave që po i verifikohet pasuria janë:
Arian Çapja
Florenc Çapja
Bledar Muça
Enver Çapja
Fejzullah Çapja
Erion Çapja
Vladimir Çapja
Ermira Kushi
Ymer Koseni
Sajmir Serjani
Fatmir Koseni

Dokumenti i cili mban datën 30 maj 2018, tregon se hetimi pasuror ka filluar prej muajsh dhe se tashmë po mblidhen të dhënat për çdo pasuri që kanë këta persona në Elbasan, por edhe në qytetet e tjerë.

Hetimi pasuror për familjet në Elbasan, vjen në një kohë kur Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafa është shprehur se do të goditen të gjitha grupet kriminale, jo vetëm në Elbasan por në të gjithë Shqipërinë. Verifikimi pasuror ka nisur me indicie të “Task-Forcës”, por edhe për faktin se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se familja Çapja në disa prej bizneseve të saj ka dalë me humbje, ndërkohë që mendohet se fitimet kanë qenë shumë të mëdha.

Dyshimet e Task-Forcës dhe Prokurorisë janë që këto pasuri nuk justifikojnë burimin e të ardhurave dhe mund të kenë ardhur trafiku i drogës. Elbasani është një ‘vatër’ e nxehtë ku shpesh herë ka pasur përplasje dhe atentate ndaj fisit Çapja, por nuk ka pasur veprime konkrete për arrestimet apo sekuestrimet e pronave, ndërkohë që ‘Forca e Ligjit’ pritet që të dalë me rezultate konkrete në fund të hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Teatri s’ia mbulon dot opozitës vullnetin kundër Reformës në Drejtësi
Previous article VOTIMI I PROJEKTLIGJIT/ Deputetja e LSI i drejtohet ish-kolegut: Ke simptoma çorientimi. Nuk di të shkruash

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT