• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ Partitë politike në Shqipëri perceptohen si më të korruptuarat e rajonit
Home
Shqipëri

RAPORTI/ Partitë politike në Shqipëri perceptohen si më të korruptuarat e rajonit

9 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shëndetësor perceptohen nga shqiptarët që kanë nivelin më të lartë të korrupsionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konkluzioni ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Mbi 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja “Në çfarë mase ju bini apo nuk bini dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë tuaj janë të ndikuara nga korrupsioni?”, ku në kategoritë kryesore përfshihen: partitë politike, sistemi gjyqësor, doganat, mjekësia e kujdesi shëndetësor, parlamenti, policia, media, zyrtarët publikë, sistemi i edukimit, sektori privat, OJF-të, ushtarakët, institucionet fetare.

Nuk ka asnjë habi, që shqiptarët mendojnë se kategoria më e korruptuar në vend janë politikanët, me një indeks prej 88 pikësh, që është më i larti në rajon për të gjitha kategoritë. Shtetet e tjera, qytetarët e të cilëve mendojnë se politikanët e tyre janë më të korruptuarit janë Bosnja (83) dhe Kosova (82).

Malazezët janë ballkanasit që mendojnë se politikanët janë më pak të korruptuar.

Shqipëria kryeson dhe për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në sektorin gjyqësor, me 87 pikë. I dyti është Bosnja me 81 pikë. Shtetasit e Kosovës kanë mendimin më pozitiv për gjyqësorin, të ndjekur nga malazezët. Kategoria e tretë, ku kryesojmë për korrupsionin është shërbimi mjekësor dhe shëndetësor, me 82 pikë.

Edhe në këtë kategori na ndjek pas Bosnja (80), ndërsa opinion më pozitiv për mjekët kanë në Kosovë. Nuk ndryshon shumë perceptimi as për doganat, që janë të katërtat më të korruptuarat në vend, sipas opinionit të publikut, por sërish kryesojmë në Ballkan, të ndjekura nga Bosnja, e në fund vjen Kosova.

Për kategoritë e tjera, perceptimi për korrupsionin ulet, teksa është shumë më i lartë në Bosnjë, duke bërë që Bosnja të rezultojë me nivelin më të lartë në total të këtij treguesi, ndërsa Shqipëria renditet e dyta.

Kategoria më pak e korruptuar në Shqipëri janë institucionet fetare (21 pikë. Krejt ndryshe është perceptimi për fenë në vendet e tjera të rajonit, që nuk e shohin me aq pozitivitet sa Shqipëria, sidomos në Bosnjë, me 61 pikë.

Raporti thekson se Bosnja dhe Hercegovina kryeson tabelën e perceptimit të korrupsionit me një përqindje të lartë të anketuarve që raportojnë rreth praktikave korruptive në të gjithë kategoritë institucionale të anketuara. Së bashku me të anketuarit nga Bosnja dhe Hercegovina, individët nga Shqipëria kanë më shumë gjasa të perceptojnë partitë politike, gjyqësinë, doganat, shërbimet mjekësore dhe shëndetësore, si më të korruptuara sesa pjesa tjetër e rajonit.

Besimi në Ballkan në rritje

Në tërësi Barometri i Ballkanit për opinion publik vlerëson se besimi dhe kënaqësia e publikut, ndërsa është ende poshtë mesatares, po vjen në rritje. Për periudhën 2014-1017, Indeksi i besimit Publik është rritur nga 35 në 42, duke shfaqur një tendencë që ngjall optimizëm për të ardhmen, thekson raporti. Shqipëria qëndron në mbi mesataren e rajonit, me një indeks prej 44, duke lënë pas Serbinë (42) dhe Bosnjën që e ka këtë tregues mjaft të ulët, në vetëm 31, duke ndikuar në performancën e gjithë Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rifillon operacioni i shpellës në Tailandë, 8 djem dhe trajneri po presin të dalin
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga betimi i Erdogan te…

g.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT