Era e fortë që ka përfshirë sot dhe dje bregdetin shqiptar ka shkaktuar probleme me turistët që shkojnë në plazhe.
Vetëm ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit turistët kanë rrezikuar mbytjen në pesë raste.
Rasti i fundit ndodhi para pak minutash pranë vendit të quajtur Lura. Tre të mitur të huaj u shpëtuan me litar dhe komardare shumë pranë bregut.
Dëshmitarët thonë për JOQ.al se në këtë zonë ka gropë thithëse dhe ndonëse është në bregun e parë turistët rrezikojnë të mbyten.
Nuk ka asnjë sinjal që të njoftojë rrezikun në drejtimin e zonës ku thuhet se ka gropa.
Një dëshmitare shkruan:
Ky është rasti i pestë për sot tek Gjiri i Lalëzit, tre turistë desh u mbytën. Pushuesit të organizuar vetë. Nuk ka asnjë lloj supervizimi.”
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme u shënuan disa raste të tilla.
Ndonëse pushuesit janë lajmëruar të mos hyjnë për t’u larë në det pasi dallgët e mëdha nuk të lejojnë të notosh dhe rrezikojnë të merren nga rryma, vazhdojnë të raportohen raste të rrezikshme si ai më lart.





