Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e sotme, ku një tren pasagjerësh ka dalë papritur nga shinat.
Deri më tani mësohet se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur.
Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, aksidentit hekurudhor ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu.
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyup Gumus ka bërë të ditur se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.
Ai shprehet se:
Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”.
Gumus ka treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca.

