• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL/ Gjyqtarja që liroi Genc Tafilin, njeh vitet e punës që në moshën 5-vjeçare
Home
Aktualitet
Drejtësi

SKANDAL/ Gjyqtarja që liroi Genc Tafilin, njeh vitet e punës që në moshën 5-vjeçare

21 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtarja Enkeleida  Hoxha rikthehet në qendër të vëmendjes me nje tjeter skandal. Kesaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor te Krujes nepermjet nje vendimi ka vendosur njohjen e vjetersise ne pune te Marjana Prenuca, duke I njohur vitet e punes qe ne moshen 5-vjecare.

Fax News ka zbuluar Vendimin numer 55, të datës 3.11.2017, ku gjyqtarja Hoxha nuk ka bere asnje lloj verifikimi dhe nuk eshte bazuar ne asnje dokumentacion per vendimin e saj, duke shkelur hapur ligjin. Por si qëndron e vërteta?! Marjana Prenuca ka lindur me 14.04.1969 ne fshatin Bilaj te rrethit te Krujes dhe me date 16.04.1990 eshte martuar me zotin Xhentil Kupe ne fshatin Lavdar te Korces dhe eshte kthyer ne Bilaj ne vitin 1993, e vite me vone eshte shperngulur ne njesine 10 ne Tirane???

Zonja ne fjale i eshte drejtuar muaj më parë gjykates se Krujes me nje kerkese, për të vërtetuar vjetersine e saj ne pune. konkretisht ne kooperativen bujqesore në Bilaj.  Në kerkesen depozituar në gjykatë ajo argumenton se ka filluar pune nga data  1 maj 1974, kur sipas dokumentave ka qënë vetëm 5 vjece dhe ka vazhduar pa nderprerje deri ne vitin 1991, kur ka qënë 22 vjece.

Po ashtu zonja thote se kerkon nga gjykata kete vertetim te vjetersise ne pune pa paraqitur asnje document, me argumentin se dokumentacioni është djegur gjatë trazirave të vitit 1997 se bashku me godinen e ish-komunes Bubq. Te gjitha keto pretendime, edhe pse të pabazuara në dokumentacion e as në përllogaritje të thjeshta,  gjykata i ka marre te mireqena pa kryer asnje hetim.Mbi këtë bazë ëstë marrë edhe vendimi, duke i njohur vjetersine ne pune zonjes, që nga mosha 5 vjece.

Pas zbulimit të këtij vendimi, tv Fax News u interesua prane ish-komunes { sot njesia administrative Bubq } dhe rezulton se dokumentacioni në këtë institucion është I paprekur, e nuk ka pësuar asnjë incident apo djegie të dokumebtave të caktuara.  Kjo faktohet përms këtij vërtetimi të lëshuar në 15 nëntor të këtij viti, me firmën e kreut të njësisë administrative Qemal Daci.

Ky eshte nje fakt skandaloz që zbulon vendimet e padrejta të sistemit të drejtesise, vendime që merren jo bazuar ne dokumenta, në shkelje flagrante të ligjit, në mbështetje të personave të caktuar apo për interesa të caktuara.

Vendimi I gjyqtares Enkeleida Hoxha në favor të 48 vjecares Marjana Prenuca është lëshuar vetëm 4 ditë para zbulimit tëvendimit tjetër nga media, atë të lirimit të Genci Tafilit, cështje për të cilën pesidenti I republikës urdhëroi verifikim të rastit.  Pak ditë më pas, me firmën dhe vendimin e të njëjtës gjyqtare do të lihej Ilire edhe një tjetër emër i shumëpërfolur në fushën e krimit sin ë shqipëri edhe në Itali, ai është Ilir Paja. (Fax News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Terror në Laç, shkëmbi zjarri mes policisë dhe një të shumëkërkuari
Previous article Sa puthje japim gjatë jetës? Dhe disa kuriozitete që ndoshta nuk i dini!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT