Gjashtë nga 13 djemtë e bllokuar në shpellën e Tham Luang, në Tailandë, janë shpëtuar.
Dy prej tyre janë transportuar në spitalin më të afërt. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të autoriteteve lokale.
‘Katër të tjerët kanë arritur në dhomën tre dhe shpejt do të dalin nga kompleksi i shpellës’ tha zëdhënësi i ministrisë të mbrojtjes së Vendit Kongcheep Tantrawanit.‘Ata mund të dalin në këmbë’, shtoi ai.
Dhoma tre është vendi që u krijuar në brendësi të shpellës për ti asistuar grupit të djemve të mbetur në shpellën e përmbytur. Operacioni I shpëtimit filloi këtë mëngjes (ora 5 me orën tonë), ku morën pjesë zhytës të specializuar të huaj dhe tajlandeze.
Dy ambulance janë parë të lëvizin nga vendi i operacionit. Sipas informacioneve të para njëri nga dy fëmijët ka nevojë për kurim urgjent.
WATCH: BBC footage of ambulance leaving cave site amidst reports first boys from trapped football team have been rescued #thamluangcave #thamluang #ถ้ำหลวง #13ชีวิตติดถ้ำ #13ชีวิตรอดแล้ว #พาหมูป่ากลับบ้าน #ThailandCaveRescue pic.twitter.com/qu441ZuiJH
— Howard Johnson (@Howardrjohnson) July 8, 2018


