• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Dëshmitari: Laçjani qëlloi, një çift u la në gjak nga xhamat dhe…
Home
Breaking News

GJAKU “LUMË” NË LOKALIN NË DHËRMI/ Dëshmitari: Laçjani qëlloi, një çift u la në gjak nga xhamat dhe…

8 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë natës që lamë pas, një përplasje me armë zjarri ndodhi tek “Havana” në Dhërmi. Dëshmitarët thanë fillimisht për JOQ.al se të paktën një person kishte ndërruar jetë, ndërsa katër të tjerë ishin plagosur.

Policia e Vlorës, e cila ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, në një komunikim me JOQ siguroi se nuk ka viktima, por vetëm një përplasje me armë.

Ndërkohë, të tjera gjëra thotë një prej dëshmitarëve në vendngjarje. Ai tregon se u ndodh rastësisht jashtë ambienteve të “Havanës” në Dhërmi dhe pa gjithçka që ndodhi.

Dëshmitari rrëfen se njerëzit, veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës.

Ai shprehet:

Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej. Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u  shpërndamë.

I pyetur në lidhje me arsyet e kësaj ngjarje, djali thotë se nuk i di me saktësi, por në zonë flitet se bëhet fjalë për konflikte të vjetra, për një debat që agravoi dhe pati këto pasoja, ndërsa autori, i cili ishte vetëm një dhe jo disa, dyshohet të jetë me origjinë nga Laçi.

Dëshmitari shprehet:

Besohet se kanë qenë konflikte të vjetra… Personi që qëlloi ka qenë laçjan me sa dëgjova… Më vonë unë u ngjita te tarraca e hotelit dhe ndoqa veprimet që aty lart. Pamë që policia shoqëroi disa persona”.

Sa i takon ambulancës dhe dhënies së ndihmës së parë, dëshmitari tregon se ishte lajmëruar një mjeke e njohur në Dhërmi.

Ai vijon më tej:

Ambulanca erdhi sepse njoftova një mjeke që e njoh në Drimadhe, por nuk e lejova të shkonte në vendngjarje pa mbërritur policia, sepse zona nuk ishte e sigurt. Mendohet që ka edhe të vdekur. Numri i të plagosurve nga përpjekjet për të dalë mund të jetë i lartë.  Ai ka qenë një sherr masiv që ka kaluar në një nivel tjetër, sepse pash disa çuna që ishin nxirë nga fytyra  Ishte gjë e gabuar për turizmin, sepse klientët e hotelit e konsideruan si një akt terrorist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqi, shkarkohen 18 mijë nëpunës civilë para heqjes së gjendjes së emergjencës
Previous article "Njeriu i Marree", mister i një figure gjigande të gdhendur në tokë

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT