• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANESA ME QIRA SI LABORATOR KANABISI/ Si u kap 25 vjeçari nga Durrësi pas… (EMRI)
Home
Breaking News

BANESA ME QIRA SI LABORATOR KANABISI/ Si u kap 25 vjeçari nga Durrësi pas… (EMRI)

7 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia në Durrës ka zbuluar sot një  laborator  ku po kultivohej lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se është arrestuar një peron dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

– Finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, koduar “Shkozeti”, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

– I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambjent të mbyllur te përshtatur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shkozeti”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim më parë:

• Elio Bedulla 25 vjeç, banues në Durrës.

Bedulla, ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.

Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:

• 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
• një sasi e vogël kanabis;
• 1 armë zjarri pistolete.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.Bedulla, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.

Nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike” , “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATI I ZGJEDHJEVE TURKE/ 600 deputetët e zgjedhur betohen sot në Parlamenti. Erdogan drejt...
Previous article Nihan, ti je? Aktorja turke transformohet tërësisht, shfaqet kockë e lëkurë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT