Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Blerim në pukë. Aleksandër Matoshi, 25 vjeç është qëlluar pesë herë me thikë nga Erjon Hasani.
Aleksandër Matoshi
Ky i fundit ka mundur të largohet nga vendngjarja. Edhe pse policia u vu menjëherë në ndjekje të tij, arriti ta arrestonte vetëm para pak minutash.
Nuk ka ende një version zyrtar por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
/AlpeNews.al




