• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maltë/ Deputeti Taulant Balla zgjidhet President i Parlamentit të Paqes dhe tolerancës
Home
Shqipëri

Maltë/ Deputeti Taulant Balla zgjidhet President i Parlamentit të Paqes dhe tolerancës

7 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Me mbështetjen e Parlamentit dhe Qeverisë së Maltës u zhvillua në kryeqytetin maltez sesioni i parë i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP) me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe deputetë nga shumë vende në pesë kontinentet.

“Parlamenti i Maltës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes parlamenteve dhe deputetëve të tyre për promovimin e tolerancës dhe paqes, në këto kohë të vështira kur njerëzimi përballet me sfida të vështira si ekstremizmi, terrorizmi, emigracioni i paligjshëm etj”- u shpreh Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, zoti Anglu Farrugia. Në sesionin e parë të IPTP përshëndetën edhe Kryeministri i Maltës Joseph Muscat dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregëtisë, Carmelo Abela.

Në seancën e dytë të punimeve u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin e IPTP, zëvendëspresidentët dhe kryetarët e pesë komiteteve. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, u zgjodh President i Parlamentit Ndērkombëtar për Tolerancë dhe Paqe.

Duke marrë fjalën përshëndetëse, zoti Balla u shpreh: “Dua të falenderoj autoritetet shtetërore malteze për mbështetjen dhënë kësaj iniciative të rëndësishme. Shqipëria ime, vendi që unē përfaqësoj, gjithmonë ka qenë burim i paqes me fqinjët, sikurse bashkëjetesa mes besimeve fetare në Shqipëri është një model i shkëlqyer, ndoshta unik në botë”.

Gjatë punimeve të IPTP, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit të Maltës zotin Anglu Farrugia dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Tregëtisë, zotin Carmelo Abela. Zoti Balla falenderoi parlamentin dhe qeverinë malteze për mbështetjen e dhënë në Këshillin Europian në vendimin për përcaktimin e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Gjithashtu IPTP ishte një mundësi e mirë komunikimi me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kështu gjatë takimit me zonjën Santi Bai Hanoomanjee Presidente e Asamblesë Kombëtare të Mauritius, zoti Balla u shpreh: “Në Ministrinë tuaj të Punëve të Jashtme gjendet kërkesa për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ju lutem ushtroni rolin tuaj si Presidente që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të merret miratimi për vendimin e njohjes. Vijimi i procesit të njohjeve është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ne Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe kishte përfaqësues edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Maqedonisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marcelo zbulon shkakun e humbjes dhe eliminimit të Brazilit
Previous article FATI I KEQ I TURISTEVE PLAZHISTE NE SHQIPERI/ Nga 17-vjeçarja ruse që u godit nga motorri i ujit tek polakja... (RASTET)

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT