Një turiste nga Polonia është mbytur ditën e sotme në plazhin e Sarandës. Sipas informacioneve të para mësohet se ka humbur jetën teksa notonte në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”. Polakja e cila u mbyt sot mësohet se quhet Noworycka Peter Iwona dhe është 52-vjeçe. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Por ky nuk është rasti i parë as i fundit pasi vetëm në sezonin veror të vitit 2017 u shënuan të mbytur gjithsej 28 viktima të ardhur nga vendet e huaja për të pushuar në Shqipëri.
Rasti më tragjik ishte ai i të miturës nga Rusia. Ngjarja ka ndodhi në bregdetin përballë 3 ishujve u mbyt një 17 vjeçare. Nga hetimet e para mësohet se viktima ndodhej me pushime së bashku me familjen.
Pasi u nxor nga ujërat e Ksamilit, në trupin e vajzës u konstatuan dy plagë, një në kokë dhe një në trup, ç’ka ka ngritur dyshime të arsyeshme se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet ujor.
Fill pas kësaj ngjarje po në të njëjtën ditë, një tjetër turist nga Çekia ndërroi jetë në Plazhin e Golemit. Turisti ishte i seksit mashkull dhe u konstatua se vdekja e të moshuarit nga Çekia erdhi si pasojë e nje ataku kardiak.
Nuk mjaftuan këto të dyja por pak ditë më pas një turiste, në këtë rast nga Polonia, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në Sarandë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”. Kjo e fundit ishte personi i tretë që u mbyt brenda pak ditëve në plazhet shqiptare. Dy burra humbën jetën ndërsa ishin në bregdet.
Sezoni veror i vitit 2018 në Shqipëri shënoi si viktimën e parë turist një shtetas nga Kosova i cili u mbyt në plazhet e Velipojës. Viktima është 76-vjeçari me iniciale B.A nga Prishtina. Ai kishte mbetur në ujë dhe u nxorr nga pushues të tjerë. 76-vjeçari u dërgua në qendrën shëndetësore të Velipojës, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Rasti është “përsëritur” në Plazhin e Golemit ku vdiq i një tjetër shtetas kosovar. I moshuari u nxorr nga uji i pajetë pas një arresti kardiak.
Vetëm gjashtë ditë më parë për të njëjtën arsye polaku 72-vjeçar Marec Ëieczorcieëcz i shijoi ditët e fundit të jetës së tij në bregdetin shqiptar. I moshuari kishte ardhur bashkë me familjen e tij për të kaluar pushimet në Durrës.
AlpeNews.al








