Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin Kukës-Shishtavec, aty ku rreth orës 6 të mëngjesit një ari ka sulmuar një 36-vjeçar, i cili po shkonte në punë tek hidrocentrali në fshatin Brekie.
Nga sulmi, Shehap Dashku, personi i lënduar fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit të kafshës së egër dhe ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e këtij fshati kërkojnë marrjen e masave për arinjtë, pasi sipas tyre janë kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve, përveçëse dëmtimeve të prodhimeve bujqësore dhe blektorale.
AlpeNews.Al







