• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kina forcon lidhjet me Europën Lindore e Juglindore, kërkohet të arrihet tregtia e hapur
Home
Nderkombetare

Kina forcon lidhjet me Europën Lindore e Juglindore, kërkohet të arrihet tregtia e hapur

7 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka interes për një Europë të fortë, u shpreh kryeministri kinez, Li Keqiang në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore që zhvillohet në Sofje, i njohur si takimi 16+1.

Shoqëruar nga një sërë delegacionesh me sipërmarrës nga vende të ndryshme ka filluar në Sofje samiti i Europës Qendrore e Lindore me Kinën (07.07). Kryeministrat e vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore takohen në konferencën e njohur, si takimi 16+1, bashkë me kryeministrin kinez, Li Keqiang Në hapje të takimit, kryeministri kinez, Li Keqiang u shpreh, se Kina do të shohë një Europë të fortë dhe të hapur. Kjo është edhe në interesin e Kinës, tha ai.

Ndërsa mikpritësi i takimit, kreu i qeverisë bullgare, Boiko Borisov u shpreh se ky,format nuk ka qëllimin të ndajë, por të bashkojë Europën.” Ai iu referua kështu kritikave të vazhdueshme nga BE, se një takim i tillë me Kinën minon unitetin e Bashkimit Europian. Kooperimi i Kinës me vendet europianolindore alarmon Bashkimin Europian. Diplomatët e Brukselit thonë se strategjia është „përça e sundo”. Në Bullgari Kina po merr pjesë në ndërtimin e centralit atomik, Belene dhe ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore.

Li Keqiang und Bojko Borissov in Sofia Bulgarien (picture-alliance/Xinhua News Agency)

Kina premton tregtinë e hapur

Ky takim renditet për Pekinin në projektin e Rrugës së Re të Mëndafshit, që synon të lidhë Kinën me Europën. Bëhet fjalë për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonominë energjitike, teknologji, turizëm e kulturë. Kryeministri Keqiang theksoi në Sofje se Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën e tregjeve të hapura, kjo një ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini vendosën tarifa doganore reciproke në vlerën e 34 bilionë dollarëve. Kryeministri kinez theksoi se Kina do të vazhdojë të mbajë të hapur derën për produkte të huaja, sepse tregtia e hapur siguron rritjen ekonomike globale.

Li Keqiang in Sofia Bulgarien (picture-alliance/Photoshot/L. Weibing)

Takimi 16+1 zhvillohet rregullisht nga viti 2012. Paralelisht me krerët nga politika, në Sofje kanë ardhur edhe 1000 biznesmenë nga vendet pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Lituania, Maqedonia, Serbia, Sllovakia e vende të tjera. Vendi mikpritës Bullgaria kishte ftuar si të ftuar nderi kancelaren gjermane, Angela Merkel, por ajo nuk merr pjesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër gola dhe dy asist/ Sindrit GURI i pandalshëm në Belgjikë (VIDEO)
Previous article ANALIZA/ A mund të jetë Kosova në rend dite në takimin Trump-Putin?

k.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT