• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Macron: Katari është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit
Home
Nderkombetare

Macron: Katari është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

7 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, u takua të premten me Presidentin Emmanuel Macron gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, ku pas takimit dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Emiri i Katarit siguroi se marrëdhëniet mes Dohas dhe Parisit janë “shumë të forta… ndihem krenar për thellësinë e këtyre marrëdhënieve”.

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani vuri në dukje se “ende nuk ka detaje të reja rreth (zgjidhjes së) krizës së Gjirit”, duke theksuar se vendi i tij bën përpjekje intensive për arritjen e paqes totale në rajon.

Nga ana e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se i ndjek me vëmendje zhvillimet mes palëve në konflikt të krizës së Gjirit dhe se Parisi bën përpjekje “për parandalimin e përshkallëzimit të kësaj krize”.

Në këtë kontekst, Macron konfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj ndërmjetësimit të Kuvajtit në krizën e Gjirit, duke theksuar se kriza “duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut” dhe se “Franca do të vazhdojë komunikimin me të gjitha palët në krizë”, ndërsa tha se qytetarët e Katarit po vuajnë çdo ditë për shkak të bllokadës së imponuar nga vendet fqinje.

Presidenti francez theksoi gjithashtu se “Doha është një partner dhe faktor i rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë,” dhe se Katari është “pionier në masat e marra në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit,” duke shtuar se ai bisedoi me Emirin e Katarit rreth procesit të luftës kundër financimit të terrorizmit dhe hapat konkrete të marra në këtë drejtim.

Macron i konsideroi strategjike marrëdhëniet mes Dohas dhe Parisit. “Të dy vendet kanë vizion dhe qëllime të përbashkëta që kanë konsoliduar më tej bashkëpunimin dypalësh” tha ai, duke shtuar se “kjo marrëdhënie strategjike është përkthyer së fundmi në një marrëveshje konkrete për avionë luftarakë “Rafale”.

Emirin i Katarit e nisi të enjten vizitën e tij zyrtare në Francë në bazën ajrore “Mont-de-Marsan” (në jug në të vendit dhe që konsiderohet laboratori i industrive ushtarake francize) ku po trajnohen 100 pilotë dhe inxhinierë katarianë. Gjatë vizitës në këtë bazë, Emiri i Katarit u informua rreth avionëve luftarakë “Rafale”, pasi Doha planifikon të blejë 36 të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reshjet përmbytin nënkalimin, bllokohet lëvizja e mjeteve
Previous article Brazili i madh, sa i vogël përballë skuadrave europiane

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT